5 ditë me stilin e Marsi Halilit – Modele

E hënë
Fillimisht, duhet të theksojmë se kambalet janë tendenca e këtij sezoni. Mundësisht të zeza, sa më “rock” dhe jeni gati të dukeni super stylish me çdo veshje! Të hënën Marsi na sugjeron një look me ngjyra, të cilat kombinohen me një fund të bukur pastel me detaje silver dhe një pallto me kuadrate. Mos harroni aksesorët e vegjël, në këtë rast vëthët, të cilët i japin pamjes suaj elegancën e duhur.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E martë
Ditën e dytë të javës rezervojeni për ngjyrën e bardhë! Një fustan i gjatë, komod, me jakë të butë në formë V-je ju tregon casual dhe stylish në të njëjtën kohë. Vendosni një rrip me ngjyrën e fustanit dhe sigurisht, kambalet e gjata në ngjyrë të zezë nuk duhet të mungojnë! Marsi ju sugjeron edhe një varëse ngjyrë gold për t’i shtuar veshjes finesën e duhur.

E mërkurë
E kuqja zgjidh çdo dilemë dhe këtë modelja Marsi Halili e di shumë mirë! Besojini zgjedhjes së saj! Ngjyra e kuqe dominon në një pallto të plotë dhe “të rëndë” dhe motivet florale që janë tendenca kryesore e vjeshtës. Palltoja ju shton delikatesën dhe komoditetin e duhur dhe sa më e fortë të jetë ngjyra e saj, aq më e tepërt është vëmendja e të gjithëve mbi aparencën tuaj.

E enjte
Ne dhe Marsi Halili mendojmë se e zeza është mbretëresha e stilit, ndaj ju sugjerojmë një fustan të zi, me prerje të lirë, dantellë dhe detaje delikate te jaka dhe mëngët. Kambalet e zeza i japin stilit tuaj një prekje shumë “punk” dhe casual. Nëse jeni në dilemë për aksesorët, një palë vëthë rrumbullake janë zgjedhja e duhur. Gjithashtu, mos nënvlerësoni fuqinë e unazave!

E premte
Si të qëndrosh shumë stil dhe sportive njëkohësisht? Merrni në konsideratë kombinimin e Marsit, e cila ju sugjeron një palë streçe lëkure në ngjyrë të zezë dhe një bluzë tejet sportive, me kapuç dhe mëngë të shkurtra. Aksesorët si vëthët dhe unazat e balancojnë elegancën tuaj, e cila sërish “rehatohet” në kambalet e zeza.

Outfit: Imperial Fashion
MUA: Studio Hairstyle Dora