5 ditë me stilin e Stela Ketës, PR në kompaninë Albanian Investment Construction

E hënë
Elegant chic, një stil i thjeshtë, i bukur me kombinimin e duhur për fillimin e javës. Fundi tubin dhe bluza e zezë, janë dress codi perfekt për fashionistat. Çanta e lëkurës, në nuancë të kuqe, dhe këpucët klasike në version dy ngjyrësh të bardhë e të zezë, spikasin në tërësi. Aksesorët janë një tjetër pikë e fortë në pamjen e Stelës për ditën e hënë.

E martë
Stili modern i veshjes, e bën protagoniste në çdo angazhim të sajin. Këpucët elegante më ngjyrë rozë të ndezur, bashkë me çantën e lëkurës, kontrastojnë në mënyrë perfekte me fundin e lëkurës dhe dizajnin e bluzes së mëndafshit. Syzet janë aksesor trendy, dhe zgjedhje must në look-un e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Ky stil pantallonash, janë më në modë se kurrë këtë sezon! Prej materiali kadife, me pala korrenti dhe në ngjyrë gri, ato janë zgjedhur për t’u veshur bashkë me një kanotiere të zezë. Chockers(aksesori i qafës) është një gjetje goxha moderne, ndërsa çanta në ngjyrë vjollcë, është “qershia mbi tortë”, pasi bie menjëherë në sy.

E enjte
Sport style, me dëshirën për të pasur një veshje sa më komode. Pantallonat xhins, dhe bluza e pambukut, i rrinë më së miri atleteve të markës Fendi, me pellush në pjesën e sipërme. Çanta e madhe e lëkurës, është pjesë e pashmangshme, e zgjedhjeve të Stelës.

E premte
Super elegante, me këtë stil veshje që lajmëron ardhjen e fundjavës!  Chockers me gurë swarovski, minifundi i lëkurës me perçina dhe kanotiera me fruda në pjesën e parme, shton detajet klasike në pamjen e saj.