5 sekrete për filmin ikonik “Mr. & Mrs. Smith”

Ai është një prej njerëzve më seksi në planet, ajo ka bukuri sublime dhe veprime super joshëse. Të dy jetojnë në një lagje dhe nuk dihet si u gjendën atje.
John dhe Jane Smith janë në dukje çifti perfekt. Por pas një martese ideale fshihen sekrete të errëta dhe shumë – shumë aftësi speciale.
Ai bën pjesë në një organizatë sekrete, ndërsa ajo është një qitëse e rrezikshme dhe e pagabueshme. Por që të dy fshehin identitetet dhe veshin maskat e një burri dhe gruaje të lumtur.
Po flasim për “Mr. & Mrs. Smith”, një film ikonik, me regji të Doug Liman. Filmi na sjell një histori të pazakontë, me pjesëmarrjen e të jashtëzakonshmëve: Brad Pitt dhe Angelina Jolie.
Përpos aksionit dhe romancës që shohim në film, Pitt dhe Jolie e kanë zhvendosur kiminë edhe në jetën reale.
Mësoni 5 sekrete për një prej filmave më të pëlqyer në botën e kinemasë.


Trajnime të veçanta për t’u bërë spiunë
Ndonëse Angelina Jolie ka qenë Lara Croft dhe Brad Pitt ka qenë protagonisti i shumë filmave aksion, sërish për “Mr. & Mrs. Smith”, aktorët fantastikë janë detyruar të bëjnë trajnime super speciale dhe të vështira. Një program specifik që përmban lëvizje të kordinuara, teknika të arteve marciale dhe njohuri të avancuara për mbajtjen e armëve, ishte mëse i nevojshëm për të sjellë një film të tillë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Leksione kërcimi
Filmi përmban më shumë se armë dhe aftësi të papara! Liman kishte rezervuar edhe një tjetër test për dyshen super seksi: kërcimin! Pas salsas që kishte edhe një element ekstra: një thikë në kofshën e Jolie, fshihet një punë shumë intensive.


Kasti
Fillimisht, për rolin e John Smith, Doug Liman mendoi për Will Smith ose Johnny Depp, por përfundimisht vendosi për Brad Pitt. Kur ky i fundit mësoi se Nicole Kidman po negocionte për projektin, firmosi menjëherë. Por kjo e fundit nuk pranoi sepse nuk kishte kohë fizike. Rrjedhimisht, edhe Pitt u tërhoq nga projekti për t’u rikthyer sërish kur mësoi se Angelina Jolie do të luante rolin e Jane Smith.


Një ushtri e tërë me paparacë
Kur dy aktorët e preferuar të Hollywood bashkojnë forcat, paparacët vërshojnë me furi, për t’i dhuruar publikut skena eksplicite. Madje, ishin aq prezentë sa shfaqeshin edhe në skenat filmike dhe stafi u detyrua t’i zhbënte me anë të teknologjisë.


Romanca skandaloze
Kimia e pamohueshme e Pitt dhe Jolie u zhvendos edhe në jetën reale dhe u cilësua si një prej romancave skandaloze në Hollywood. Pitt ishte ende i martuar me Jennifer Aniston dhe marrëdhënia e tij me Angelinan çoi në një divorc të bujshëm.