5 valixhet e duhura për çdo udhëtim

Të gjithë kemi një frikë të përbashkët: Se mos në një udhëtim nuk marrim të gjitha sendet e duhura, ose se mos krejt papritur, valixhja do të hapet në mes të aeroportit dhe gjithçka do të përhapet në dysheme. Njëkohësisht, kemi dëshirë të dukemi plot stil, sado i gjatë qoftë udhëtimi. Të jesh gjithmonë elegante nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.

Për këtë, ju vjen në ndihmë Elegance, me një përmbledhje prej 5 valixhesh, efikase, funksionale dhe super të bukura!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Calpak

Një valixhe e lezetshme që përshtatet me çdo outfit? Calpak është e duhura, me një kombinim fantastik me rose gold, terrazzo dhe dizajn shik. Jua përmendëm look-un e mermertë?

Çmimi: 325$

 

Delsey Paris

Brandi francez është tejet i preferuar nga travel influencers për arsye të qarta: sjell valixhe të sigurta, trendy dhe është tejet cilësor.

Çmimi: 350$

 

Travelpro

E krijuar nga një pilot, valixhja e Travelpro është ideuar dhe dizenjuar për personat që janë gjithmonë në udhëtim. Secila valixhe përmban shumë xhepa, të duhurit për çdo send.

Çmimi: 118.99$

 

Urecity

Nëse stili vintage është i preferuari juaj, mos hezitoni t’ia tregoni botës, përmes kësaj valixheje super cilësore, me një dizenjo super të lezetshëm.

Çmimi: 400$.

 

Made Leather Company

Lëkura më cilësore, vjen në versionin e një duffle bag praktik dhe kaq stylish!

Çmimi: 520$