50 Vitet e Arta të Anilës

Anila bisha është një ndër aktoret më të famshme të plejadës së artistëve shqiptarë, të cilët kapërcyen edhe veten për të intepretuar në dy periudhat e historisë së vendit tonë. Ajo spikati gjatë fundit të viteve ‘80 duke u kthyer në imazhin për t’u ndjekur të atyre viteve. E vetmja mënyrë për të dalë nga rutina e asaj kohe ishte të ndiqje filmat artistikë në të cilët edhe Anila interpretonte me buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe talentin e lindur, të cilin më pas e zhvilloi me studimet në Universitetin e Arteve të Bukura.
Për të ardhur në vitin 2018, i cili pritet të sjellë një premierë për të cilën Anila flet me shumë pasion, filmi është në fazën e post-produksionit, por ne kemi intervistuar artisten e kinemasë dhe teatrit për të ndarë disa të reja rreth filmit e po ashtu rreth jetës së saj me regji¬sorin Bisha, familjen, pasionet dhe dëshirat.
Për më shumë shfletoni Elegance