9 mënyra si të rifreskoni shtëpinë për pranverë

Pranvera vjen me shumë lule dhe me ide të reja për interiorin e shtëpisë. Elegance ju sjell disa mënyra si të arredoni shtëpinë tuaj, në përputhje me stinën më të bukur.

1. Niseni me një pastrim!
Dhuroni sende, vendosni rend dhe kthejeni shtëpinë në një hapësirë që merr frymë. Organizimi e bën shtëpinë të duket më e madhe dhe lejon dritën të qarkullojë lirisht.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


2. E bardha do të jetë ngjyra e pranverës.
E bardha sjell gjithmonë freski dhe është medikamenti i shpirtit, në rastin e interiorit, edhe i syrit. Pastërtia që dhuron e bardha është ajo që ju duhet, sidomos në pranverë. Investoni në disa perde të bardha dhe vëreni ndryshimin.

3. Sillni oborrin në shtëpi.
Lule dhe shumë ngjyra! Këto elemente duhet të jenë patjetër pjesë e interiorit tuaj!


4. Eksperimentoni me aromat.
Qirinj, aroma të freskëta (jargavani, mimoze, etj)… Gjithçka që do e bëjë të duket hapësirën tuaj një oaz pranveror.

5. Kthejini detajet e zakonshëm në të jashtëzakonshëm.
Një prekje e vogël bashkëkohore do të sjellë risi të jashtëzakonshme. Lyeni dollapin në një ngjyrë të re, ndryshoni vendin e sendeve dhe shtëpia do të duket sikur është arreduar nga e para.


6. Ndryshoni mbulesat.
Në çdo dhomë, mbulesat e reja janë gjithmonë ato që ndryshojnë gjithçka! Ndryshoni çarçafët në dhomën e gjumit dhe mbulesat në dhomën e ndjenjjes dhe freskia do të jetë gjithnjë prezente. Ju sugjerojmë ngjyra sa më pranverore.


7. Vishni muret.
Me letër murale, apo me piktura që keni qejf, sërish rezultati do të jetë i njëjtë.

8. Lini dritaret hapur.
Drita është gjithmonë e mirëpritur dhe gjithmonë në modë!


9. Mos nënvlerësoni fuqinë e kartolinave.
Mund të kontrolloni sirtarët dhe të gjeni kartolinat të cilat i keni marrë nëpër muzeume, udhëtime apo që ju kanë dërguar miqtë. Gjithçka bën punë për të ndryshuar pamjen e një pasqyre, ose të një dhome të vogël.