Aksesorët nuk njohin moshë!

J’ADIOR nga Dior
“Je Adore Dior” në koleksionin e fundit Pranverë – Verë 2018, me në krye syzet e diellit që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me dizajnin në formë drejtkëndëshe, kolorin e kafenjtë dhe lentet e verdha që sigurojnë 100% mbrojte UV. Çmimi 550 €

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Luleborë nga Dolce & Gabbana
Çdokush do të binte në dashuri me detajet florale të syzeve të diellit, si lulebora, nga Dolce & Gabbana dhe nuancat delikate të ngjyrës së lenteve, perfekte për çdo stil veshjeje. Çmimi 1400 €

Giorgio Armani Pinkish
Duket se Giorgio Armani i adhuron trendet e fundit, si ngjyra rose gold tek syzet e diellit të ëmbla dhe vajzërore, në koleksionin e fundit Pranverë – Verë 2018. Çmimi 231 $

Prada UltraVox
“Matrix me all the way”, syzet e diellit nga Prada janë frymëzuar pikërisht nga filmi “Matrix”, në formë cat-eye për të dyja gjinitë. Çmimi 470 $

Philipp Plein Sunshine
Motiveve kristalore duket se nuk i ka shpëtuar as Philipp Plein këtë sezon, me variacione të shkëlqimit të së artës dhe ngjyrës së kafenjtë. Çmimi 875 €

Valentino Metal
Asnjë kolor nuk do simbolizonte ardhjen e pranverës më mirë se sa pasteli, qiell i hapur, ditë me diell dhe deti i kristaltë fare pranë, të gjitha të kompozuara tek syzet e diellit nga Valentino. Çmimi 261 £