Amos Zaharia: “Nuk pres asgjë nga jeta”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Ndodhem në shtëpi, dhe siç është afërmendsh e kuptueshme, jam duke shkruar përgjigjet e intervistës për revistën tuaj. Kthehem pas një shfaqje të suksesshme teatrale dhe ndihem mirë që gjithçka shkoi sipas parashikimeve.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Të porosis një ëmbëlsirë pas një dreke të shijshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kryesisht kur jam vetëm. Me këtë nuk dua të them që jam individ anti-social, përkundrazi. Por, kam konstatuar që lumturinë që përjetoj në vetminë time nuk e krahasoj dot me tjetër gjë. Meditoj sa herë të mundem…

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Nukse më ndodh shpesh kjo gjë, pra të pasurit e ndjesive të  trishtuara. Nuk pres asgjë nga jeta, sepse në fakt jeta nuk më ka asgjë borxh. Jetoj duke u përpjekur të nxjerr më të mirën nga vetja, kaq më mjafton.

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Tri gjëra shumë të rëndësishme, gati esenciale në gjykimin tim…Këto janë familja, jeta dhe  portofoli.

Kë doni më shumë?
Veten time! Nuk jam egocentrik, por që të kem mundësinë t’i bëj të tjerët të lumtur, duhet të jem vet i tillë në radhë të parë.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Nuk e di…Gjatë jetës njeriu përballet me situata nga më të ndryshmet, shpesh herë ndodh qe suprizon veten nga vendimet që merr gjatë kësaj kohe.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Mëkat në fakt do të thotë: mos godasësh në shenjë. Mendoj që mëkat është mos të shfrytëzosh aftësitë e tua për të qenë një njeri edhe më i mirë.

Cila është blerja juaj e fundit?
Një karrige kompjuteri, të cilën kisha kohë që më shkonte ndërmend ta blija. E doja, dhe tani e kam.

Cili është qëllimi i jetës?
I jetës në përgjithësi nuk e di…Qëllimi i jetës time mbase është: të zbuloj origjinën e gjithësisë.