“Amy In The Light”! Dalin në dritë foto të papublikuara të këngëtares fantastike

10 vite më parë, bota u trondit nga lajmi se Amy Winehouse u nda nga jeta, duke lënë pas një repertory të paharrueshëm, një karrierë të suksesshme muzikore dhe një dashuri me shumë sfida.
Me zërin e saj të fuqishëm, shpesh i krahasuar me atë të Ella Fitzgerald, Macy Gray apo Sarah Vaughan, Amy dhe talenti i saj u vendosën në piedestal. 10 vite më vonë, melankolia e saj dhe elementet identifikuese, rikthehen në një cikël artistik.

Një ekspozitë në Londër
Phil Griffin e takoi ikonën e muzikës në debutimin e albumit “Frank” dhe bashkëpunoi me të për super hitin “Back to Black” dhe kështu, i çeli rrugën të tjera projekteve dhe klipeve muzikore. Phil dhe Amy ndërtuan një miqësi të bukur, e cila e frymëzoi këngëtarin dhe fotografin të shkrepte disa momente nga jeta e divës, për t’i sjellë në ditët e sotme përmes ekspozitës “Amy In The Light”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Por, çfarë e bënte Amy-n kaq unike, sipas Phil?
Kurajoja për të qenë unike! Amy ishte guximtare dhe nuk kishte aspak frikë të zbulonte rrugën e saj drejt artit. Ishte autentike, unike, e pakopjueshme!

Ekspozita do të çelet në shtator, për të hedhur dritë mbi portretin e Amy-t, sipas këndvështrimit të mikut të saj.