Animal Instinct në shtëpinë tuaj!

Natyra është frymëzim jo vetëm për stilistët…Një koleksion detajesh i jashtëzakonshëm i kafshëve  të savanës,  tanimë jua sjell gjurmët e natyrës së egër dhe parajsës tropikale drejt e në shtëpinë tuaj…E gjithë mbretëria e kafshëve të egra tanimë do të pasurojë hapësirat e brendshme të ambienteve tuaja! E nëse zotoheni që doni mrekullitë e natyrës, të cilat pleksen këndshëm në gjurmë orendish, objektesh shtëpiake, letra murale, suvenire dhe gjithçka tjetër për një atmosferë animal instinct, ky është dukshëm trendi i momentit në interior design. Ne ju propozojmë disa ide të spikatura për t’u materializuar sipas dëshirave personale në një stil thjesht mahnitës që do ju bëj të ndiheni në zemër të savanave…