Aristokracia e Evropës që shkëlqeu në dasmën mbretërore në Tiranë

Ceremonia e dasmës mes Princit Leka II dhe artistes Elia Zaharia, në javën e parë të Tetorit, solli për herë të parë në Shqipëri, aristokracinë e Evropës.  Shkëlqimi i zonjave aristokrate, pamja e tyre sa elegante, aq edhe luksoze, ishte e denjë për një event të rëndësisë së veçantë. Nga Mbretëresha e Spanjës, tek ajo e Luksemburgut, e Marokut, si edhe shumë çifte të tjera të gjakut blu të Evropës parakaluan me veshjet e tyre plot sharm, ngjyra të larmishme, copa mëndafshi,  aksesorë elegant me diamante e gurë të çmuar. Zbuloni edhe ju, përmes fotografive disa prej çifteve aristokratike, protagonist në tapetin e kuq!