Berlini: Kryeqyteti i historisë

Me gjallëri të jashtëzakonshme, një nga destinacionet më tërheqëse për turistët anekënd botës. Nëse keni në plan të vizitoni për herë të parë Berlinin, ne iu sugjerojmë disa vende që nuk duhet t’i lini pa i parë, për një eksperiencë të paharrueshme. Muri i Berlinit, apo muzeumi Pergamon, shumëçka që ky qytet ofron pa kursim për të gjithë ju. Jeni gati të nisni guidën bashkë me ne? Na ndiqni…

Çfarë të vizitoni: Ky qytet ofron për vizitorët gjithçka duhet për t’u ndjerë të përmbushur dhe me dëshirën e ethshme të një rikthimi! Aty ndërthuret arti me historinë, monumentet e mëdha, muzeumet, hotelet elegante, sakaq edhe dyqane e restorante që gëlojnë nga klientët e shumtë. Janë mjaftueshëm arsye këto për ta shndërruar Berlinin, në një prej metropoleve më popullor të botës, e sidomos në sezone festash. Mund të projektosh gjithçka, sipas dëshirave personale prej turisti që do të donte t’i “vilte” këtij vendi kënaqësitë e mirëfillta prej kureshtari, duke pasuruar gamën e eksperiencave të reja gjatë udhëtimeve nëpër botë. Ndaj, Berlini ka çdo gjë që nevojitet për t’u ndjerë i kompletuar nga aspekti kulturor, historik, ai i komoditetit dhe kulinarisë. Etja prej turistësh, për të prekur nga afër çdo dëshmi të trashëgimisë së kulturës, por edhe zhvillimet e reja moderne që e kanë shndërruar këtë qytet në një nga vendet më kozmopolit të botës, vijnë bashkë me dëshirën e shkëmbimit të eksperiencave për të zbuluar shumëçka në kryeqytetin gjerman. Berlini është një qytet i gjallë dhe shumë i frekuentuar nga të huajt, ndërsa ekspertët e turizmit mendojnë se në 10 vitet e ardhshme numri i turistëve që vizitojnë kryeqytetin gjerman mund të arrijë deri në 30 milionë në vit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code