Bizhuteritë më të bukura në historinë e kinemasë

Filmat reflektojnë realitetin, i cili ndonjëherë është i mbushur me bukuri magjepsëse dhe bizhuteri të çmuara. Elegance ju sjell bizhutë më të paharrueshme të ekranit të madh.


Diana nga Oliver Hirschbiegel (2013)
Aktorja: Naomi Watts
Safirë, vëthë me diamantë, një varëse me tri vargje, orë fantastike, por edhe një kuti ku princeshë Diana mbante bizhuteritë; përgatituni të mahniteni!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


The Great Gatsby nga Baz Luhrmann (2013)
Aktorja: Carey Mulligan
Shumë bizhuteri nga Tiffany & Co, të denja për një festë alla Gatsby!


Anna Karenina nga Joe Wright (2012)
Aktorja: Keira Knightley
Varësja në foto është dizenjuar nga Chanel. Besojmë se kjo i thotë të gjitha.


How to Lose a Guy in 10 Days nga Donald Petrie (2003)
Aktorja: Kate Hudson
Një gur i verdhë safiri, i cili do t’ju mbajë edhe më të përqëndruar te filmi.


Maid in Manhattan nga Wayne Wang (2003)
Aktorja: Jennifer Lopez
Diamantë, dashuri, ëndrra dhe netë magjike!


Snatch nga Guy Ritchie (2000)
Aktori: Benicio del Toro
Diamanti 84 karatësh është simboli kryesor i këtij filmi.


Titanic nga James Cameron (1997)
Aktorja: Kate Winslet
Padyshim, nuk mund të harrohet kurrë varësja e cila përmban zemrën e oqeanit dhe kombinohet në mënyrë perfekte me lëkurën e Kate.


Pretty Woman nga Garry Marshall (1990)
Aktorja: Julia Roberts
Sharmi i një gruaje të bukur personifikohet më së miri me bizhutë që vendos.


Casino nga Martin Scorsese (1995)
Aktorja: Sharon Stone
Jo thjesht një, por një pafundësi bizhuterish, të gjitha në një film!


Never Say Never Again nga Irvin Kershner (1983)
Aktorja: Kim Basinger
Magji, shumë shpresë, akoma më shumë bizhuteri!


Diamonds Are Forever nga Guy Hamilton (1971)
Aktori: Sean Connery
Ndonjëherë titulli i thotë të gjitha.


Donkey Skin nga Jacques Demy (1970)
Aktorja: Catherine Deneuve
Një përrallë ku diamantët dhe jeta të mahnisin çdo ditë.


The Pink Panther nga Blake Edwards (1963)
Aktorja: Claudia Cardinale
Shkëlqimi i diamanteve dhe shkathtësia e Panterës Rozë e bëjnë këtë film të paharrueshëm.


Cleopatra nga Joseph L. Mankiewicz (1963)
Aktorja: Elizabeth Taylor
Kleopatra dhe gurët e çmuar janë një histori dashurie e paharrueshme.


Breakfast at Tiffany’s nga Blake Edwards (1961)
Aktorja: Audrey Hepburn
Filmi kult dhe diamantet mbresëlënëse, duo-ja më e mirë e ekranit!


Sissi- Fateful Years of an Empress nga Ernst Marischka (1957)
Aktorja: Romy Schneider
Kurora hungareze dhe bukuria e aktores kryesore e bëjnë këtë film legjendar.


To Catch A Thief nga Alfred Hitchcock (1955)
Aktorja: Grace Kelly
Diamantë shkëlqyes në një lëkurë si ajo e Grace Kelly!


The Earrings of Madame de… nga Max Ophüls (1953)
Aktorja: Danielle Darrieux
Një palë vëthë në formën e zemrës do ju rrëmbejnë vëmendjen dhe zemrën!


Gentelmen Prefer Blondes nga Haward Hawks (1953)
Aktorja: Marilyn Monroe
Xhentëlmenët pëlqejnë biondet, ndërsa biondet dashurojnë diamantet.