Burrat e zgjuar jetojnë përgjithmonë

Kështu thotë aktori i madh Bruce Willis dhe kështu është po të përdorni produktet më të mira dhe të kujdeseni për veten.

 Bruce Willis ka prezantuar parfumin e linjës së tij të re kozmetike që quhet thjesht: Bruce Willis. Ai e krijoi këtë koleksion në bashkëpunim me firmën e madhe gjermane të kozmetikës LR Health & Beauty Products. Parfumi i ri është i rëndë, mashkullor dhe i pazakontë. Sllogani i këtij “Bruce Willis” është “Burrat e zgjuar jetojnë përgjithmonë”. Përveç parfumit, koleksioni përfshin edhe larës flokësh dhe trupi, deodorant dhe aftershave.