Bursa studentore nga One Telecommunications

One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

Duke nisur nga viti akademik 2022 e për 5 vite në vazhdim, 15 nxënësve nga Shqipëria do t’u jepet çdo vit mundësia të nisin studimet e tyre në një prej ketyre universiteteve prestigjioze.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ditën e shtunë, Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi marrëveshjen me dy universitetet partnere duke shënuar keshtu fillimin e një bashkëpunimi 5-vjeçar.


“Ne besojmë se arsimimi cilësor është një instrument thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe për të pasur profesionistë në të ardhmen, duhet investuar sot. Ndaj, ne sjellim “One Scholars”, një program i cili do të identifikojë talente, të cilet do të kontribuojnë për një ekonomi sa më të mirë, që në të ardhmen mund të jenë padiskutim punonjësit tanë”.

Përtej programit të bursave në dy universitetet, One Telecommunications do të krijojë hapësira që gjatë muajve të verës, këta studentë të zhvillojnë praktikën e tyre të punës pranë kompanisë, në departamentet që përshtaten me studimet e tyre.

“Prej 13 vitesh, familja ime dhe unë kemi mbështetur qindra studentë shqiptarë që të ndjekin studimet në AUBG dhe AUK/RIT. Jam shumë i lumtur që përmes One Telecommunications ne mund të mbështesim ëndrrat për studim të rinisë së kombit tonë dhe në nivel institucional. Do të vazhdoj të investoj edhe më shumë, personalisht dhe institucionalisht, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve shqiptarë dhe familjeve të tyre që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.” – u shpreh Z. Elvin Guri.


Prezent për nënshkrimin e marrëveshjes ishin Z. David Evans, Presidenti i Universitetit Amerikan të Bullgarisë dhe Z. Lavon Bajrami – Dekani për Pranimet Studentore nga RIT Kosovo.

“Si AUBG jemi të lumtur t’i bashkohemi mbështetjes së One Telecommunications për studentët që duan të studiojnë te ne. Kemi një traditë tashmë në pranimin e studentëve premtues shqiptarë dhe ata kanë kontribuar shumë në suksesin e universitetit, madje edhe kanë spikatur në komunitet. One Scholars do t’i ndihmojë këta studentë dhe familjet e tyre të përballojnë studimet Bachelor dhe të çojnë përpara synimet e tyre në Shqipëri dhe në rajon.“- tha Z. Evans gjatë ceremonisë së nënshkshrimit të marrëveshjes.

Z. Lavon Bajrami u shpreh se: “Bursat për studime në RIT Kosovo që po ofron ONE janë një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë. Kjo, sepse ky program bursash u jep atyre mundësi studimi në një universitet amerikan prestigjioz dhe me kosto të përballueshme. Jemi të lumtur që kompania ONE po investon në të ardhmen e rinisë shqiptare dhe në intensifikimin e raporteve të të rinjve, studentë të Shqipërisë dhe Kosovës. Do të punojmë që ky fond të rritet dhe të vazhdojë sa më gjatë. Falenderojmë ONE dhe Z. Elvin Gurin për iniciativën dhe përkrahjen.”