Bursantët e programit One Scholars nisin rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes

Universiteti Amerikan i Bullgarisë përzgjedh fituesit e bursave të ofruara nga One Telecommunications.

 Vitin e kaluar, One Telecommunications prezantoi programin e bursave “One Scholars”, një program unik për nxënësit e talentuar shqiptarë. Misioni i këtij programi është të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe të rrisë potencialin e profesionistëve në këtë treg. Me besimin se Shqipëria është e mbushur me talente të reja që kanë nevojë vetëm për pak mbështetje që të shkëlqejnë, kompania One Telecommunications solli programin që ofron 10 bursa në vit. Interesi i madh i treguar për këtë program, konfirmoi dëshirën e të rinjve për t’u shkolluar në universitete të afirmuara, siç është Universiteti Amerikan në Bullgari.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Nxënësit që do të nisin studimet në AUBG, do të kenë mundësi që të kryejnë praktika pune në One Telecommunications, përgjatë muajve të verës apo pas përfundimit të studimeve.

“Ndihem shumë e vlerësuar që përpjekjet e mia për të përthitur në maksimum dije të reja, u shpërblyen përmes ofrimit të kësaj mundësie”, – u shpreh B. Ç. nga Fieri.

Përmes një procesi përzgjedhës, të udhëhequr nga AUBG, u shpallën fituesit e bursave, për vitin e parë të këtij programi. One Telecommunications zhvilloi ceremoninë e shpalljes së fituesve ku nxënësit kishin mundësi të njihen me njëri-tjetrin dhe të hedhin hapin e parë drejt krijimit të komunitetit “One Scholars”.

Përfaqësuesja Sibel Pipa, nga One Telecommunications, u shpreh se ky moment përcakton edhe krijimin e komunitetit të bursantëve të “One Scholars”, i cili do të pasurohet vit pas viti me ekselentë të rinj.