Çfarë një interior designer pëlqen!

Interior krijon trende që ndryshojnë konceptin e stilit, të cilin e bëjmë pjesë të hapësirës sonë shtëpiake, duke e përshtatur sa më mirë me personalitetin dhe shijeve tona.
Ju prezantojmë 5 nga dhomat që 5 interior designer sugjerojnë me shumë dëshirë.

Luaj me maksimalizmin, nga Ashley Hicks
Ashley sugjeron një stil maksimalist, në të cilin nuk duhet të kurseheni me ngjyrat dhe patterns. Nëse ju pëlqen të shikoni çdo ditë një sipërfaqe luksi ku dominojnë ngjyrat e ndezura, skulptura të mëdha dhe ndërthurje të guximshme ngjyrash, maksimalizmi është për ju!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Minimalizmi i Ri, nga David Chipperfield
Elementi më i përdorur është ngjyra e bardhë, e cila mbulon muret dhe i jep pamjen e finesës dhe elegancës. Ngjyra e bardhë thyhet bukur me praninë e ngjyrave neutrale, të cilat ndërthuren për të dhuruar një pamje shumë relaksuese.
Në Britani, ky stil është tepër i preferuar, duke marrë shumë vlerësime nga arkitektë bashkëkohorë.

Përqafo natyrën, nga Deborah Berke
Shumë pranë ngjyrave të tokës, ky stil është për të gjithë ata që adhurojnë natyrën dhe ngjyrat neutrale. Materiali dominues është druri, i cili kombinohet paqësisht me gjithçka përreth, duke nisur me divanët komod, deri te detajet.

Dhoma fantastike, nga Jacques Grande
Magjia nuk i përket vetëm fantazisë dhe trillimeve, përkundrazi gjen vend edhe në dhomën tuaj. Maksimalizmi dhe detajet fantastike ndërthuren në harmoni dhe rezultati është një dhomë e tillë, plot ngjyra dhe aksesorë.

Dhoma Galeri, nga Naomi Leff
Po, siç e shikoni, galeritë e artit mund të jenë edhe pjesë e interiorit të shtëpisë suaj. Naomi Leff sugjeron një stil ku dominojnë ngjyrat e errëta, ku druri është elementi i preferuar.