Credins, institucioni që po zhvillon një nismë të bukur në mbështetje të artit e jo vetëm…

Nisma “Credins mbështet artin” është pa dyshim një ndër promovimet më interesante dhe të veçanta ndaj artistëve shqiptarë. Kthimi i degës qendrore në një ekspozitë arti tashmë është kthyer jo vetëm në një traditë, por edhe në një krenari për Credins.

Është diçka shumë e bukur kur na ofrohet mundësia që të përjetojmë art në përditshmërinë tonë. Për rreth dy vjet rresht, nëpër muaj të ndryshëm, piktorë dhe skulptorë ekspozojnë talentin e tyre te klientët, si dhe te stafi i bankës duke transformuar degën qendrore të Credins Bank në një ambient kreativ, ekspresionist dhe edukativ.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Në sytë e publikut janë shfaqur një mori veprash nga artistë të mirëfilltë, ku secili ka spikatur për stilin, profesionalizmin dhe talentin individual. Mes tyre mund të përmendim piktorët: Abaz Hado, Helidon Haliti, Dastid Miluka, ku Hado dalloi për abstraksionizëm; Haliti për ekspresionizëm; e Miluka për përqasjen midis realitetit dhe fantazisë.

Artistë të tjerë të mirënjohur si: Anjeza Kolevica, Admir Pervathi e Vjola Terolli kanë paraqitur gjithashtu punët e tyre, ku Kolevica spikati me krijime qeramike në forma planetare, humane  femërore e sensuale; Pervathi për diversitet në ngjyra, forma e linja të shumëllojshme; e ndërsa Terolli për peizazhe relaksuese, të cilat të bëjnë të hysh brenda në telajo e të ndjesh çdo emocion në mënyrë të çiltër e të pastër.


Është një kënaqësi për Credins Bank të promovojë talente të tillë, të cilët kanë fituar çmime e vlerësime nacionale dhe internacionale, por edhe u janë vlerësuar punimet e tyre në bienale, panaire, ekspozita e artistë shqiptarë e të huaj.

Por Credins, përpos kësaj nisme, ka gjetur edhe mënyra të tjera për të mbështetur artistët shqiptarë, si dhe mesazhet e tyre të forta që duan të përcjellin në të mirë të shoqërisë. Në bashkëpunim me artistin e popullit Mumtas Dhrami është inauguruar skulptura “Vajza me Lule”, vendosur në hyrje të drejtorisë qendrore të Credins. Një skulpturë, jo vetëm e bukur artistikisht, por edhe simbolizuese e mbështetjes së vazhdueshme të këtij institucioni ndaj figurës së gruas, kontributit të saj të jashtëzakonshëm në ngritjen, zhvillimin dhe rritjen e bankës, por edhe vlerësimin maksimal që i bëhet sot rolit të saj në Shqipëri dhe në botë.


Credins do të jetë përherë përkrahëse e nismave te tilla. Duam që kur klientët të vijnë pranë bankës sonë, të ndihen komodë dhe të kënaqur, jo vetëm nga facilitetet në shërbimet që u ofrojmë dhe nga stafi ynë mikpritës, por edhe të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të veçantë dhe të mësojnë më shumë për artin dhe artistët shqiptarë.

Në këtë mënyrë, jo vetëm jemi mbeshtetje për ta, por ndajmë me klientët tanë ndjesitë e veçanta që bota e tyre të jep. Kjo eshtë dhe një mënyrë shumë e mirë për të edukuar shoqërinë tonë, duke paraqitur mënyra të ndryshme të ekspresionit.

Me plot bindje themi se nëpërmjet këtyre ekspozitave, historia e artit shqiptar nuk do të rrijë në hije, por do të promovohet dhe do të mbështetet më shumë.