E ëmbël si pastel

Ngjyrat e lehta dhe “të pastra” e bëjnë shtëpinë tuaj të duket më e madhe dhe me ndricimin e duhur. Prej kohësh një tendencë arredimi, ngjyrat pastel vazhdojnë të kryesojnë dhe të zbukurojnë çdo shtëpi.

Jastëkë

Dekori që bie më shumë në sy në një shtëpi është padyshim jastëku. Ka fuqinë të këmbinojë, të thyejë ngjyra dhe ta bëjë shtëpinë tuaj shumë komode.
Çmimi 63$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Stol

Një kombinim shumë i këndshëm ngjyrash pastel i shton shumë shije dhe stil hapësirës tuaj shtëpiake.
Çmimi 171$

Mbajtës qirinjsh

Mos e nënvlerësoni impkatin e një mbajtëse qirinjsh në ngjyrë pastel! E bukur, fine dhe shumë unike.
Çmimi 65$


Statujë

Nga mitologjia greke, 2 luanë do të mbrojnë shtëpinë tuaj dhe do t’i shtojnë ngjyrat e duhura në të njëjtën kohë.
Çmimi 66$

Pikturë

Nën petkun e abstraksionit dhe kombinimit të ngjyrave pastel, piktura ju fal relaks dhe arredon ambientin tuaj më së miri.
Çmimi 359$


Kolltuk

Nuk ka rëndësi cfarë ngjyre e keni pjesën tjetër të arredimit, një kolltuk pastel kombinohet me çdo ngjyrë.
Çmimi 1345$

Llampë

Llampat pastel shpërndajnë më mirë dritë falë ngjyrës uniforme dhe të pastër. Të duhurat për në dhomën e gjumit!
Çmimi  75.90$

Vazo

3 vazo të këndshme dhe me forma të rregullta i japin ngjyrim tjetër shtëpisë suaj.
Çmimi 66$