EPIZODE ALBANIA kompleton line up-in e saj duke përfshirë MARCO CAROLA, MICHAEL BIBI, RICHY AHMED, HECTOR, GUTI, MARGARET DYGAS, VOIGT.MAS dhe shumë të tjerë!

EPIZODE – një nga festivalet më emocionuese të muzikës dhe artit në botë, do të bëjë debutimin e tij epik në një parajsë të natyrës, në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, në Shqipëri nga data 23 deri në 26 shtator 2021. Kjo përvojë unike do të sjellë 24 orë një program të muzikës elektronike të klasit botëror dhe aktiviteteve të ditës në një vend mbresëlënës, si Shëngjini.

Ky festival, mbështetet nga ONE Telecommunications, si partner për zhvillimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore, në nivel botëror.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

EPIZODE sapo ka publikuar formacionin final të line up-i të mbushur me yje të muzikës elektronike, duke përfshirë një gamë të gjerë të ikonave të muzikës house dhe techno, siç janë: SOLOMUN, MARCO CAROLA, MICHAEL BIBI, RICHY AHMED, HECTOR, GUTI, MARGARET DYGAS dhe VOIGT.MAS. Ata do të luajnë së bashku me artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht si: CHKLTE, DAN ANDREI, DAVID GTRONIC, JANERET, JAVIER CARBALLO, MAHONY dhe YULIA NIKO, e ndjekur nga ALBAN HI-DINI, E/TAPE, LIBURN, MASHKOV dhe TYOMA, dhe shumë të tjerë.

Artistët e lartëpërmendur, i janë shtuar së fundmi listës së konfirmuar të artistëve: ADRIATIQUE, LEE BURRIDGE, DUBFIRE, NASTIA, BINH, PETRE INSPIRESCU, PRASLEA, MAAYAN NIDAM, ANFISA LETYAGO, etj.

Në plazhin e Ranës së Hedhun, ku vallëzimi nuk do të ndalet për katër net dhe ditë, në plazhet me rërë, natyrën mesdhetare, peizazhet tërheqëse dhe perëndimet hipnotizuese të diellit, si dhe kuzhina dhe mikpritja lokale, e bëjnë këtë një festival vërtet unik.

 “Emocioni po rritet ndërsa ne po i afrohemi datës së fillimit të edicionit tonë debutues në Shqipëri. Zhvendosja e kufijve dhe sjellja e interpretuesve me cilësi të lartë në të gjitha edicionet tona, mbetet qëllimi ynë i të gjitha kohërave, kështu që këtë vit kemi më shumë se 50 emra në formacion. Mbështetja e skenës së Ballkanit dhe angazhimi me komunitetin është një përparësi, kështu që për këtë edicion, ne kemi zgjeruar formacionin rajonal edhe me suportin e ONE Telecommunications. Ne ftojmë pjesëmarrësit dhe udhëtarët e festës që të bashkohen me udhëtimin tonë të ri në Epizode Albania”, tha ekipi i Epizode.

Biletat mund të blihen në internet përmes faqes së internetit të Epizode: www.epizode.eu, sikurse edhe në Rave Travel dhe GOWILD.

Ne mendojmë se ky është një episod i muzikës që nuk duhet humbur!

EPIZODE ALBANIA

More information on the following links.
Epizode Albania Website (www.epizode.eu)
Epizode Facebook (@epizode.official)
Epizode Facebook (@epizode.albania)
Epizode Instagram (@epizode_official)
Epizode Instagram (@epizode.albania)