Ericsson: “ONE Telecommunications, rast suksesi për ne”

Kompania lider e teknologjisë, Ericsson, krenohet me partneritetin me One Telecommunications duke e cituar në faqen e saj zyrtare.

Në muajin maj 2021, One Telecommunications u shpall operatori me mbulimin më të mirë në brezin e gjerë të frekuencave dhe me përvojën më të mirë në përdorim nga abonentët. Kjo i dha operatorit çertifikimin “Best in Test” për vitin 2021. Një vit më parë, One Telecommunications shpalli fillimin e bashkëpunimit 5-vjeçar me Ericcson për rinovimin dhe modernizimin e rrjetit dhe gjithë shërbimeve që vijnë prej tij, duke dhënë premtimin se po punon për të sjellë rrjetin e preferuar të shqiptarëve.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ericsson ka publikuar në rrjetet zyrtare artikullin që referon bashkëpunimin me One Telecommunications, si rast suksesi pas marrjes së këtij certifikimi nga ONE. Drejtori i Ericsson për Italinë dhe Mesdheun Jug-Lindor, Emanuele Iannetti u shpreh se, “Përgëzoj përzemërsisht One Telecommunications për këtë arritje të madhe. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi kontribuar duke qenë partneri kryesor i ONE për rrjetin e telefonisë së lëvizshme. Kombinimi ynë i dedikimit për rrjet të besueshëm dhe të sigurt dhe teknologjisë sonë kryesuese 5G-ready, garantojnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe inovatore në vend.”

Ericsson po rrit potencialin e rrjetit të One Telecommunications në nivelin Gigabit LTE dhe po i hap rrugën rrjetit 5G, duke përdorur pajisjet më të fundit Ericsson të Sistemeve Radio dhe zgjidhjeve të Core Network.

Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications, shprehu kënaqësinë që partneriteti me liderin e teknologjisë Ericsson janë shpërblyer: “One premtoi rrjetin më të mirë në vend dhe e mbajti premtimin brenda kaq pak kohe. “Best in Test” na pohon se vendimi për të modernizuar rrjetin tonë të telefonisë së lëvizshme duke bashkëpunuar me partnerë lider si Ericsson, është shpërblyes. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi pandalim që t’i ofrojmë klientëve tanë shërbime dhe zgjidhje me ndikim sa më pozitiv për jetët e tyre”.