Fear/Plan of God

I peferuar prej Kanye West, Justin Bieber, David Beckham dhe gjithë klanit Kardashian, Fear of God është brandi më i lakuar i momentit. Shumë mistik, misterioz dhe plot referenca biblike dhe spirituale, F.O.G ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe është kudo, në revista prestigjoze (Forbes, Complex) dhe në krye të gjithë industrisë së modës. Themeluesi, Jerry Lorenzo është shumë larg prej steriotipit të një dizenjuesi që jemi mësuar të shohim; plot tatuazhe, veshje swag dhe shumë varëse diamanti, e ka kthyer Fear of God në senzacionin e momentit.

Jerry Lorenzo

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

 

Asgjë normale!
Shprehja “Rruga e suksesit nuk është kurrë e drejtë” gjen vend në historinë e suksesit të F.O.G. Faktikisht, Jerry Lorenzo nuk ka ndjekur kurrë një shkollë që ka lidhje me modën. Interesat e tij orientoheshin drejt sportit, specifikisht basketball. Por, ndonjëherë pasionet qëndrojnë të fshehura, andaj Lorenzo u inspirua vite më vonë nga filmat e viteve ’90, kultura e rock-ut dhe hip hop amerikan dhe sigurisht, në të shkuarën e tij. Mes një mish-mash kulturor, Fear of God arrin të gjejë elementet më unike të çdo kulture dhe të servirë një rezultat mbresëlënës.
F.O.G nuk është aspak një brand normal, por është padyshim një prej bandeve më origjinale në dekadën e fundit. Pikëpamjet e Lorenzo janë shumë larg prej atyre të dizenjuesve të tjerë; F.O.G konsiderohet vetë si një trend kontemporan dhe themeluesi i saj nuk dëshiron aspak të përshtatet, pasi F.O.G nuk është për të gjithë! E etiketuar si një markë shumë kontraverse, Fear of God ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e shumë artistëve si Kendrick Lamar, Justin Bieber, Rihanna, Beyonce etj. Ende në rritje, Lorenzo ka arritur ëndrrën e çdo stilisti. Ambiciet e tij janë realizuar pasi jo më larg se para 4 vitesh do të shprehej: “Dua të krijoj diçka aq të bukur sa Kanye dhe gjithë të tjerët ta veshin pa hezitim!” – Journalist
Ajo që e bën edhe më unike Fear of God është se ka një skuadër shumë të vogël që fshihet pas veshjeve që shohim në Instagramin e mbretërve të stilit. Arsyeja që është një numër tejet i vogël që krijon për F.O.G është se Jerry nuk dëshiron aspak të bjerë pre e komerciales. Për t’i qëndruar idesë se themeluesit, brandi i momentit nuk realizon kurrë sfilata, as reclama marketing dhe nuk numëron asnjë investitor. Për promovimin e markës shërbejnë bashkëpunimet me artistët me më shumë influencë dhe ndërthurja që F.O.G realizoi me Vans.  Sipas Lorenzo, luksi nuk është në planet e tij. Fear of God është thjesht një tentativë për të përmbushur ato që moda ka lënë bosh, për të ndryshuar jetën e gjithsecilit dhe për të sjellë një revolucion dhe prekje prej Zotit në trupin dhe zemrën e gjithkujt.
“Luks është kur unë takoj tim bir kur dua, nuk jam kurrë i zënë për familjen”.

Kanye West dhe Jerry Lorenzo

Një histori suksesi!
Jerry Lorenzo dhe Fear of God ra menjëherë në sy për unikalitetin që transmeton, ndaj nuk kishte si të kalonte pa u vënë re prej Kanye West. Prezantimi i Kanye me F.O.G u bë përmes një mikut të tij dhe që atëherë këngëtari i ka besuar stilistit të gjithë garderobën e tij. Gjithashtu, edhe Jay Z, Beyonce, Rihanna, Wiz Khalifa, Justin Bieber e shumë të tjerë e kanë admiruar kreativitetin e Lorenzo dhe kanë rënë në kontakt me të për punime tejet eksplicite.

Filozofia
Të gjithë kanë hamendësuar mbi emrin e brandit. Pse “The Fear of God”?
Jerry Lorenzo është rritur në një familje kristiane dhe është i devotshëm ndaj fesë së tij, por krijimet e tij në industrinë e modës nuk janë aspak fëtare. Lorenzo i referohet brandit të tij si pjesë e Zotit dhe nëpërmjet tekstilit mendon se transmeton shkëlqimin dhe forcën e Krijuesit. Kjo vërehet edhe në krijimet e tij, ku motivet biblike zënë një vend shumë të rëndësishëm dhe kanë ngjallur shumë polemika.