Festa në shtëpi!

Një dekor special që përcjell atmosferë magjike në çdo detaj tijin! Nga lulja e Krishtlindjeve, tek bredhi i zbukuruar i Vitit të ri! Babagjysh porcelani si suvenire, jastëk dekorativ, drerë të drunjtë, mbulesa të kuqe dhe një ambient i gjithi për t’u jetuar maksimalisht. Sepse nuk janë vetëm festat ato që i japin kuptim ditëve të fundvitit, por edhe dekori unik. Manjola Afezolli, sipërmarrësja e dyqaneve “Dolce Casa” dhe “Aromë Indie”, si edhe studio arkitekturore O. Plasa, tregojnë të gjithë elementët e përfshirë në këtë apartament, kaq të veçantë!

Ambienti i ndenjes & kuzhina e gatimit.
“Një nga synimet ishte eliminimi i fasadës së pastër të xhamit, e cila u realizua në mënyrë shumë natyrale me aplikimin e një tjetër paneli kuadratik, shoqëruar dhe me elementin e gjelbëruar që ndan këto dy fasada. Edhe biblioteka e integruar me kolltukun ishte shumë impenjative dhe goditi që në nisje duke i dhënë kështu të gjithë ambientit origjinalitetin e vet”,  vijojnë arkitektët e studio Plasa. Një pjesë dërrmuese e mobilieve janë të Dolce Casa dhe Aromë Indie, ashtu si edhe perdet dhe shumë aksesorë që i kanë dhënë ngjyrë dhe energji të gjithë ambientit. Kolltukët janë Roche Bobois, ndërsa të tjerat janë ideuar nga arkitektët për t’u realizuar më pas me shumë pasion.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code