Festivali Multikulturor i Beratit

Për 3 ditë me radhë do të qendrojë në Pedonale, ??Panairi i artizanatit, librit dhe biznesit, në qytetin e Beratit. Turistët e shumtë do të kenë mundësi të njihen me artizanët, shtëpitë botuese dhe produktet nga më të ndryshme që ofron vendi ynë. Për Beratin organizatorët premtojnë jo vetëm promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore, ndërsa në skena do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova. Nuk do të mungojë dhe organizimi i të tjerë aktiviteteve artistike dhe panaireve në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit, vlerave kulturore. Festivali Multikulturor, do të zhvillohet në datat 23, 24, 25 korrik 2016.