Gjelbërim me stil

Bimët dhe lulet kanë luajtur gjithmonë një rol esencial në interiorin e shtëpisë. Të gjalla, plot vitalitet, finesë dhe duke na dhuruar gjithmonë jetë dhe ajër, bimët dhe lulet meritojnë një përkujdesje të dedikuar dhe sigurisht, një “vazo” të veçantë.
Cilat janë disa prej dizenjot më të çuditshme dhe interesante të vazove jua rrëfen Elegance në këtë artikull.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Provëz kimike
Eksperimentet janë të bukura kur rezultojnë me sukses, sidomos kur suksesi është lulja e preferuar e cila gjallëron shtëpinë.
Çmimi 35$

Eklips
Keni menduar ndonjëherë që një cikël të plotë eklipsi ta keni në shtëpinë tuaj? Ju vjen në trajtë vazoje dhe ju fton ta bëni pjesë të interiorit tuaj.
Çmimi 62$

Natyrë
Disa degë peme mund të krijojnë vazon perfekte, për lulen perfekte!
Çmimi 55$

Akuarium
E çfarë nuk frymëzoi Dali? Së fundmi edhe një vazo, në formë akuariumi, me disa peshq të dizenjuar vërdallë, për më tepër mbi një trug. Guximtare dhe shumë interesante!
Çmimi 67$


Feminile
Femra dhe lulet janë një binom i pandashëm, kaq të lumtura në praninë e njëra-tjetrës.
Çmimi 65$