Gjenialiteti i Alber Kamy në 10 shprehje

Një prej figurave më të rëndësishme të shekullit të XX-të është Alber Kamy, i cili me gjenialitetin e tij të jashtëzakonshëm, ka shënjuar përjetësisht literaturën franceze dhe atë botërore.

Njeriu i letrave ka lindur më 7 nëntor të vitit 1913 në Algjeri, atje ku edhe është rritur. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Alber Kamy vendoset në Francë dhe i bashkohet Rezistencës. Një shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe tejet i talentuar, i cili nuk heziton të lërë penën dhe të marrë armët për të mbrojtur atdheun. Nuk ka rëndësi se cili ishte profesioni i tij, shkrimtar, eseist, gazetar apo filozof, Kamy nuk reshti kurrë së mbrojturi idetë e tij humaniste.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Fillimisht Kamy ishte komunist, ndërsa në vitin 1951, boton “Njeriu i revoltuar”, kryeveprën që e ndau përgjithmonë nga doktrinat e Jean-Paul Sartre dhe Marx.
“I huaji”, vepra më e famshme e shkrimtarit legjendar, e bën Kamynë një prej shkrimtarëve me më shumë ndikim në shekullin e shkuar dhe vijon të jetë një prej kryeveprave më të vlerësuara në rang botëror.
Autor i shumë novelave, historive të shkurta, poemave, eseve dhe skripteve të filmave, Kamy ka fituar edhe çmimin Nobel në Literaturë në vitin 1957.
Alber Kamy ka vdekur më 4 janar 1960, tragjikisht, në një aksident me makinë, por sigurisht, gjenialiteti dhe kryeveprat e tij do të vijojnë të jenë prezente në çdo epokë.
Elegance ndan me ju 10 shprehje frymëzuese nga Alber Kamy:

  1. “Të krijosh është si të jetosh dy herë”.

  2. “Kjo është dashuria: të japësh dhe të sakrifikosh gjithçka, pa pritur asgjë në këmbim”.

  3. “Për të vërtetën, nuk ka rëndësi rrugëtimi, destinacioni mjafton për gjithçka”.

  4. “Nëse bota do të ishte e pastër, nuk do të kishte art”.

  5. “Sharmi: një mënyrë për të dëgjuar një “po” pa bërë një pyetje të qartë”.

  6. “E kuptoj që nuk mjafton thjesht të denoncosh padrejtësinë. Duhet të japësh jetën që ta luftosh atë”.

  7. “Kam vetëm një detyrë: të dashuroj”.

  8. “Njeriu është kaq i thjeshtë, ka vetëm 2 fytyra; nuk mund të dashurojë pa dashur veten”.

  9. “Nuk mund të duash jetën pa njohur dëshpërimin për të jetuar”.

  10. “Të duash veten më shumë seç duhet do të thotë të mos duash të tjerët”.