Hair Zeqiri në 10 Pyetje nga Elegance

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktulisht jetoj në Tiranë. Jam agjent futbolli me kohë të plotë ndërkohë po kryej masterin për “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombtare të BE”

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi për të kompletuar profilin tim sportiv dhe atë akademik. Sigurisht, këto janë vendime që lidhen gjithnjë me të ardhmen e janë ato vendimmarrje për të cilat gjithsecili mendon gjatë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Lumturia është një koncept shumë kompleks dhe që mbi gjithçka ndodh në situata të ndyrshme, por momentet më të lumtura mendoj se janë ato kur shoh që njerëzit që më rrethojnë janë të lumtur.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Këtu do të vlente sigurisht e kundërta e përgjigjes që dhashë më lartë, por të shohësh të mërzitur miq e njerëz të zemrës është vërtetë e dhimbshme dhe e trishtë.

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Familjen time!

Kë doni më shumë?
Njeriu që ka lënë gjithmonë vetën në vend të dytë, në hije, për të më ndriçuar mua, nënën time! Të dua mam!

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Të përfitoj mbi të tjerët, mbi dinjitetin e tyre, nuk do ta bëja dot kurrë.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Mëkate, jeta është e mbushur me to. Kush thotë se nuk ka mëkatuar, mendoj se gënjen veten së pari.

Cila është blerja juaj e fundit?
Një palë këpucë elegante Oxford të zeza!

Cili është qëllimi i jetës?
Të falim dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar.