Historia e “Virgjëreshës së betuar”

Një produksion kinematografik që e çoi Shqipërinë në “Berlinale” në sfidë për “Luanin e Artë”! Bashkëprodhuesja e filmit tregon rrugëtimin tre vjeçar deri në finalizimin e “Burrneshave”, një histori e jashtëzakonshme shqiptaro-italiane

Ajo është Hana-Mark, një portret që transformohet në një gjendje androgjene, pa identitet gjinor për t’u futur në lëkurën e maleve dhe malësorëve. Përjeton një kapërcim atipik të vetvetes deri në momentin kur kupton se poshtë portretit dhe veshjes mashkullore rilind njeriu tjetër, një krijesë e lirë, e cila deri dje kish mohuar veten, duke jetuar si “virgjëreshë e betuar”. Rrugëtimi plot surpriza nga bjeshkët e Valbonës e në Itali, është një ecejake që ngulmon të rrëmojë në një karakter të ri femëror, sa edhe një përsiatje në kontrastet e një bote arkaike dhe moderne. Identiteti, femërorja dhe mashkullorja janë brenda të njëjtit trup për të gjetur në fund lirinë, që jo detyrimisht duhet të jetë gjithçka. Përmes reminishencave të së shkuarës, Shqipëria, zakonet, traditat rishfaqen realiste, ashtu siç vetëm forca e jashtëzakonshme e kinemasë ka fuqinë t’i transformojë për t’i ndryshuar kahjen e vështrimit mbi një vend të caktuar. “Burrneshat”, filmi i regjisores italiane Laura Bispuri, një bashkëprodhim kinematografik italo-shqiptar, ishte në garë për “Luanin e Artë” në Berlin, por edhe pse doli prej andej pa një trofe konkret, efektin e pati…Zëri,  imazhi i Shqipërisë, doket e shoqërisë dhe historia e një burrneshe të vërtetë  u dëgjuan në zemër të Gjermanisë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code