Horoskopi i datës 5 Dhjetor


Dashi

Humori juaj do të jetë i lartë pavarësisht zënkave dhe tensioneve në çift. Jini më pajtues që gjërat të mos shkojnë keq. Beqarët do ishte mirë që të qëndronin me këmbë në tokë dhe të kënaqen me gjithçka që ata kanë.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Demi

Do të jetë një e shtunë argëtuese dhe dhe e suksesshme. Thyeni rutinën e përditshme që të pushoni dhe të merrni buzëqeshje. Beqarët do të kenë një zënkë me një mik. Zbutni mosmarrëveshjet duke falur.

 

 

Binjakët

Do të përballoni të gjitha situatat e sikletshme me aftësi. Lëreni veten të lirë. Takime të befasishme për beqarët, që do të jenë plot aventura të pëlqyeshme. Mendoni me vendosmëri dhe siguri të plotë.

 

Gaforrja

Sot do të keni një ditë shumë të qetë dhe do të keni kohë që t’i kushtoheni disa angazhimeve të pëlqyeshme për ju. Jepini hapësirë partnerit tuaj që nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse të kalojë kohën e lirë me ju.

 

Luani

Jetoni me gëzim eksperiencat e kësaj të shtune ku do të kaloni mjaft bukur. Planifikoni një udhëtim me të dashurin tuaj për të gjetur mirëkuptimin. Beqarët mund të argëtohen me miqtë, ndërsa gjithashtu do të kenë një njohje mjaft interesante.

 

 

Virgjeresha

Keni çelësin për të trajtuar çdo situatë të pakëndshme me lehtësi. Mos toleroni favore për atë që nuk e meriton. Gjithashtu largoni këdo që ndërhyn mes jush dhe partnerit tuaj. Zemrat e vetmuara do të mund të takojnë dikë që ia vlen. Diçka po lëviz për ju.

 

 

Peshorja

Personat e kësaj shenje do të përjetojnë një fazë dashurie të jashtëzakonshme. Partneri juaj do të jetë shumë i gatshëm dhe do të bëjë që të kaloni një ditë të paharrueshme. Përsa i përket beqarëve, sot do të kenë një ditë mjaft të zymtë.
  

 

 

Akrepi

Harmonia sot duket jo e mirë për ju në çift. Jeni krejtësisht nervozë dhe keni humbur përqendrimin. Jepini vetes një pushim në mënyrë që të rigjeni humorin. Beqarët do të kalojnë një mbrëmje fantastike me miqtë.

 

 

Shigjetari

Sot nuk do mungojnë miqësitë e bukura për ju. Nëse jeni çft do të kaloni një ditë fantastike. Periudhë jo e mirë për beqarët, pasi u duket vetja interesantë. Gjithçka po ju shkon mirë por tregoni kujdes me shpenzimet e tepërta.

 

 

Bricjapi

Këtë ditë do keni dëshirë ta kaloni me familjen dhe të dashurit tuaj. Shijojeni këtë kënaqësi pas kaq shumë vuajtjesh. Beqarët do të ndihen të mërzitur nga një person i cili dëshiron t’i zbulojë një sekret. Mbani larg ata që ju bëjnë nervozë.

 

 

Ujori

Një lajm i papritur do ju bëjë të lumtur. Sot qielli juaj është i qetë dhe ju do mund të bëni çfarë të dëshironi në sajë edhe të disponueshmërisë e partnerit. Beqarët do të jenë në kërkim të një aventure pikante dhe nuk do të ndalen derisa ta gjejnë atë.

 

 

Peshqit

Pasioni që dikur dominonte marrëdhënien tuaj duket se është zhdukur. Riktheni pasionin e dashurisë që të mund të rifitoni atë që keni humbur. Beqarët do të jenë të pamotivuar dhe do të udhëhiqen nga mendime të pakontrollueshme.