Horoskopi mujor për të gjitha shenjat e zodiakut


DASHI

Fillimi i shtatorit vjen i ngadaltë dhe shumë paqësor, mundëson reflektim dhe duke shërben për mirë. Me Diellin që bashkëvepron me Virgjëreshën, deri më 22 shtator, planet dhe vizionet do të gjejnë realizimin. Shtëpia juaj e gjashtë, e cila përfshin shëndetin dhe zakonet e mira, do të jetë në vëmendjen tuaj në 3 javët e para të muajit. Sugjerohet të gjeni paqen në natyrë, të stërviteni dhe të konsumoni vakte të shëndetshme.
Pas një gushti tejet të zënë, sërish duhet të bëni përpjekje për ta vendosur jetën tuaj në vijën e duhur. 9 shtatori sjell Marsin në retrogradë dhe kjo lëvizje ju fut në zonën e komfortit të cilin duhet ta luftoni shumë gjatë gjithë muajit.
Gjithsesi, retrograda e Marsit do të mund të realizojë edhe një projekt personal, për të cilin prej kohësh keni qenë shumë entuziastë. Njëkohësisht, me përgjegjësitë mund të vijnë edhe frustrimet dhe shpërthimet ecmocionale, por do të dini t’i menaxhoni, në përputhje me personalitetin, zakonet dhe rutinën tuaj.
Në gjysmën e parë të muajit, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni zhvendosen në retrogradë, ku 4 të parët shkojnë në shenjat e tokës, të cilat shquhen për përpikmëri dhe përgjegjësi. Kjo do të sjellë dëshirën tuaj për të rritur të ardhurat. Kjo periudhë mund të zgjojë edhe pasione të vjetra dhe dëshirën për të ndryshuar trajktoren në karrierë. Gjithsesi, mund të adaptoni sjellje të reja, të cilat çdo ditë do t’ju mësojnë se ndonjëherë është më mirë të mendoni mbi detajet dhe mos të suleni drejt instikteve momentale.
Ky muaj do t’ju detyrojë të menaxhoni më mirë të ardhurat, të mos shpenzoni pa kriter dhe të rishikoni herë pas here buxhetin.
Në gjysmën e dytë të shtatorit, planetet dalin nga retrograda dhe ambiciet tuaja dalin sërish në sipërfaqe. Dielli kalon në Peshore, shenjën e balancës dhe mençurisë në 22 Shtator dhe gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet ndërpersonale do të rizgjohen. Ndërkohë që investoni në krijimin e perandorisë suaj të suksesshme, mos harroni të ndani lumturinë dhe dëshirat me njerëzit e dashur, të cilët ju kanë mbështetur pa kushte.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


DEMI

Këtë pragvjeshte, do të jeni mëse gati për të ndërmarrë aventura të reja, fantastike! Me Diellin në Virgjëreshë, Shtatori është periudha më e mirë për flirte të reja dhe për të njohur persona shumë interesantë.
Kjo periudhë do t’ju gjejë shumë aktivë dhe në gatishmëri për të ndërmarrë hapa të rinj në çdo aspekt jetësor. Do të doni të ndryshoni gjithçka, duke nisur nga rutina, deri te zakonet në dashuri. Sërish, do të jeni solidë, të vendosur dhe shumë praktikë.
Marsi në retrogradë ndikon drejtpërdrejt te ju dhe mundohet t’ju mbajë të qetë për disa muaj. Gjithsesi, kjo periudhë e qetë nuk interferon aspak në përditshmërinë dhe pasionet tuaja. Fiziku dhe shëndeti mendor do të përjetojnë disa çaste të vështira, ku do të ndiheni të pamotivuar, por planetet ju ndihmojnë të shëroni veten dhe të fokusoheni në mirëqenien tuaj.
Urani, planeti që sjell ndryshimin, ka qenë në shenjën tuaj që prej 15 Gushtit dhe do të qëndrojë deri në 14 Janar. Planeti do të krijojë terrenin për të vendosur rregulla të reja, për t’u pastruar nga energjitë negative, si dhe për të shkëputur lidhje të cilat pengojnë rritjen tuaj në fusha të ndryshme.
Ndërmerrni rreziqe, shijoni periudhën e cila ju gjen më kontraversë dhe gati për t’u bërë pjesë e pandarë e ndryshimit.

 


BINJAKËT

Dielli në Virgjëreshë mundëson një muaj plot ndjesi, i cili do të përqëndrohet më së shumti në familjen tuaj. Larmia e emocioneve do t’ju pushtojë, madje ndonjëherë edhe do të tejkalojë pritshmëritë tuaja, ndaj bëhuni gati të keni raporte më të afërta dhe më të ndjera me personat e dashur. Lejoni “fëmijën” brenda jush të marrë frymë dhe përgatituni për një muaj shumë të bukur.
Në aspektin profesional, energjia pozitive që posedoni do t’ju bëjë të ktheni të gjitha situatat kritike në favorin tuaj. Përgjatë periudhës së parë të Shtatorit, retrogradat e Jupiterit, Saturnit, Uranit, Neptunit dhe Plutonit vendosen në pjesën e mbrapme të shenjës suaj dhe kjo ju dhuron kohë të analizoni më së miri planet tuaja afatgjate dhe minimizon mundësitë për të ndërmarrë veprime impulsive.
Gjatë periudhës së retrogradës, do të përballeni me influencë emocionale dhe reflektime të vazhdueshme, të cilat prekin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Do të merrni kohën e duhur për t’u fokusuar te mirëqenia juaj, larg syve të miqve dhe familjarëve.
Marsi organizues hyn në retrogradë më 9 Shtator dhe sjell mundësi të reja bashkëpunimi me miq, kolegë, bashkëpunëtorë, por edhe klientë të rinj. Mund të ideoni një projekt të ri, gjithsesi bëni shumë kujdes me personat që do të zgjidhni si krahun e djathtë.
Ky muaj do t’ju gjejë shumë privatë, ose me dëshirën për të ndarë gjithçka në rrjetet sociale. Evitoni postimet, të cilat në ditët normale nuk do t’i bënit.
Periudha e dytë e muajit, kalon Jupiterin, Saturnin dhe Plutonin në shenjën e Bricjapit dhe këto planete ju detyrojnë të pranoni disa gabime dhe të ndërmerrni hapat e duhur në përmirësimin e situatave që lidhen me ju, familjen, apo shpirtin binjak.

 


GAFORRJA

Shumë ndryshime, akoma më shumë emocione! Deri më 22 Shtator, do të forconi lidhjet me miqtë dhe familjarët, duke u bërë pjesë e bisedave të ndryshme, brainstorming, ideve fantastike dhe udhëtimeve të reja. Komunikoni, lidhuni me miqtë dhe shkëmbeni mendimet tuaja! E gjithë kjo periudhë do të jetë shumë argëtuese.
Më 2 Shtator, Venusi dhe Saturni do të përfshihen në një grindje astrale, ndërsa Marsi ju përfshin në një aspekt të ri sentimental, në të cilin do të njihni një anë të re të vetes.
Më 9 Shtator, Marsi motivues hyn në retrogradë dhe konkuron ndjeshëm me Dashin, duke ndikuar direkt në ambiciet tuaja. Kjo gjendje do të sjellë ndryshime të dukshme në karrierën dhe objektivat tuaja për muajt në vijim.
Lajmi i mirë? Marsi do të ripozicionohet sërish në 13 Nëntor, duke rregulluar çdo aspekt të jetës suaj. Për momentin, shfrytëzojeni këtë periudhë për të definuar synimet dhe rrugën që doni të ndiqni në karrierë. Më pas, mirëprisni surprizat!
Në gjysmën e parë të Shtatorit, do të përballeni me një dëshirë për izolim, por sërish do të dini ta sfidoni dhe të bashkoheni me të shtrenjtët tuaj. Do të llastoni veten dhe do të rimerrni energjitë, duke rifreskuar kështu raporte “të vakëta” dhe duke përmirësuar komunikimin me personat që ju rrethojnë.

 


LUANI

I mbani mend dëshirat që shprehët teksa frynit qirinjtë e tortës së ditëlindjes? Këtë muaj do t’ju duhet të punoni fort, të vendosni prioritetet, planet, buxhetin dhe axhendën, për të realizuar çdo synim. Do të detyroheni të refuzoni disa ftesa, por realisht, nuk do të pendoheni, pasi ju jeni një shenjë që e vlerësoni shumë kohën dhe sigurisht, financat. Këtë kohë do ta shpenzoni duke menduar mbi mënyra të reja të cilat do të përmirësojnë të ardhurat dhe do t’ju ndihmojnë të balanconi karrierën.
Shtatori ju largon nga veset dhe ju afron me virtytet. Ky muaj i dedikohet krejtësisht vizioneve tuaja, të cilat kanë gjetur momentin e duhur për të dalë në dritë. Natyrisht, kjo do të sjellë edhe momente ku agresiviteti dhe pamaturia do të nxjerrë krye, por me diplomacinë e duhur, do të dini ta frenoni, ose në rastin më të keq, ta justifikoni veten. Mund t’ju themi vetëm se Shtatori është muaji ku thjesht duhet të bëheni njësh me rrezikun, të hapni parashutën dhe të ndjeni adrenalinën, pa u menduar shumë për pasojat!
Gjysma e parë e muajit ju shtyn drejt përpilimit të një plani shumë të strukturuar, i cili do t’ju lodhë, por njëkohësisht do të jetë shumë efektiv. Me retrogradën e 4 planeteve më të fuqishëm, do të keni kohë të rinisni punën, të përmirësoni financat dhe sektorin e shëndetit.
Sigurohuni që këmbët t’ju prekin tokën, pasi ky moment i përket qëndrueshmërisë dhe jo ëndrrave, për të cilat nuk keni bërë asgjë për t’i realizuar. Ndërkohë që jeni aktualë dhe realistë, punoni edhe për realizimin e pasioneve tuaja. Gjithashtu, mos neglizhoni joshjen e veseve të këqija. Gjeni një profesionist, ose një mik dhe mbështetuni tek ai sa herë të ndieni se mendimet po ju mposhtin.
Lajmi i mirë është se në gjysmën e Shtatorit, planetet do të ripozicionohen në shenjën e Bricjapit, duke ju sjellë qartësi dhe prosperitet. Do të riktheheni në lojë më të organizuar dhe më të gatshëm për të bërë ndryshimet e duhura.

 


VIRGJËRESHA

Kemi folur shumë për impaktin e Diellit në datën 22 Shtator, por Virgjëresha është shenja që do të preket më së shumti. Është muaji juaj, ndaj do të qëndroni në krye. Shenja juaj është gati për një fillim të ri, pasi do të lini pas shumë raporte dhe ngjarje të së shkuarës. Mos e limitoni veten, as mos u shqetësoni për situata të ndryshme, pasi idetë brilante dhe fati do të jenë totalisht në anën tuaj. Në fund të muajit do të korrni gjithë sukseset që janë rezervuar për ju.
Marrëdhëniet me të dashurit tuaj do të kalojnë në një filtër të ri, kjo për shkak të ndikimit të Marsit. Planeti i kuq do të nxisë intimitetin, ose do të mbyllë përfundimisht kapituj të pakëndshëm. Gjithsesi, një lidhje shumë e fortë do të lindë dhe do të eliminojë ndjesi negative, përfshirë xhelozinë apo mosbesimin. Gjithçka duhet të bëni është të rigjeni vetveten dhe të pranoni të tjerët.
Gjatë gjysmës së parë të muajit, do të njiheni me një pasion të paepur, të cilin nuk do të mund ta frenoni, ndonëse jeni në një kohë ku po konsideroni rrugë të ndryshme në aspektin sentimental. Ky pasion do të zhvendoset edhe në sferën e karrierës, në të cilën do të shkëlqeni.
Ndërkohë që ditët kalojnë dhe planetet dalin nga retrograda dhe zhvendosen në Bricjap, fusha e komunikimit do të jetë tejet aktive. Ndiqni instiktet tuaja dhe procedoni me shumë vetëbesim. Gjithçka keni mësuar do të vihet në zbatim këtë muaj, mjafton të hapni mendjen dhe zemrën.

 


PESHORJA

Shtatori kërkon që të jeni shumë të kujdesshëm dhe të qetë, pasi jeni në “sezonin e letargjisë”. Çdo gjë lëviz ngadalë, aventurat janë në pritje dhe projektet e lëna pezull, kërkojnë prekjen finale. Gjithsesi, sërish do ta menaxhoni kohën në mënyrë të atillë, që të arratiseni sadopak nga monotonia dhe nga ditët ku nuk ndodh asgjë. Qetësia dhe relaksi do të dominojë muajin. Do të mblidhni energjitë e duhura për një fillim të ri, gati për ditëlindjen tuaj.
Të mërkurën e 9 Shtatorit, kur Marsi kalon në retrogradë, lidhjet dhe raportet tuaja ngjallin dyshime, në të cilat kërkoni siguri dhe besim. Planeti tekanjoz ju dërgon sinjale intensive, ose do të realizojë një pauzë të pakënaqshme. Ajo që ju mbetet, është një bisedë diplomatike me personin që do të preket nga kapriçot e Marsit.
Në anën tjetër, do të përballeni me një fluks të madh në partneritetet e biznesit, ku do të lini mënjanë egon dhe do të përqafoni idetë e kolegëve. Marsi kërkon me ngulm që të ndërmerrni hapa të rinj në sferën e karrierës, të jeni të përgjegjshëm dhe të bashkëpunoni me ekipin, pavarësisht natyrës suaj individuale.
Përgjatë 2 javëve të para të Shtatorit, sfera e emocioneve do të jetë shumë e ndezur dhe ju mundëson lidhje të reja, përmirësim të raporteve familjare dhe jo vetëm.
Mundet të falni ata që ju kanë dëmtuar, përfshirë edhe veten? Gjatë periudhës së dytë të muajit, do ta kuptoni këtë, gjithashtu, do të njiheni me mundësi të reja, nga njerëzit që më pak e prisnit.
Bashkëpunoni me familjarët dhe të gjithë personat që besoni, balanconi ndjesitë dhe jetoni në të tashmen, pasi Shtatori ju përgatit për një periudhë krejtësisht të re.

 


AKREPI

Kini më shumë besim tek ata që ju rrethojnë! Akrepi është shenja më skeptike e horoskopit, por është e domosdoshme që gjatë këtij muaji të jeni të drejtë me të gjithë, të mos mendoni se të tjerët duan t’ju bëjnë dëm dhe luani në mënyrë të pastër. Kjo është koha ideale për të bashkëvepuar dhe për të ndryshuar krejtësisht mendimin për ata që ju rrethojnë. Marsi vendoset në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë dhe ju prezanton me teknologjinë, ju lidh më së shumti me mediat sociale dhe me fusha që lidhen me të ardhmen.
Gjithsesi, mos u surprizoni nëse pësoni disa ulje-ngritje të papritura. Kjo do të ndodhë për shkak të pauzës që pëson Akrepi me retrogradën e pesë planeteve më të fuqishëm. Ndërkohë, këtë kohë shpenzojeni për të menduar edhe më shumë rreth mënyrës si komunikoni dhe si mund të përmirësoni marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo periudhë kërkon kompromis dhe ju fut në një atmosferë ku sinqeriteti do të dominojë. Do të kërkoni çiltërsi dhe do të merrni fisnikëri.
Në gjysmën e dytë të muajit, marrëdhëniet tuaja me të dashurit do të përmirësohen ndjeshëm. Do të mbuloheni nga ndjesi tejet pozitive, do të jeni më të sjellshëm dhe e gjitha kjo do të reflektohet edhe tek ata që ju rrethojnë. Nga 12 Shtatori do të jeni edhe më praktikë dhe efiçentë në punë, duke përmbushur çdo detyrë dhe synim.
Nga java e tretë, do t’ju duhet të pushoni dhe të relaksoheni. Bëni një hap mbrapa dhe filloni të kujdeseni për veten. Të gjitha sferat e jetës suaj lëvizin shpejt, ndërsa mirëqenia shumë ngadalë. Një Akrep i zgjuar vendos balancën, atë mentalen dhe profesionalen, ndaj është momenti të bëni më të mirën për veten.
Kërkoni ndihmë, delegoni punën në personat e duhur dhe tregoni se mund të jeni shpirti i skuadrës. Projekte të reja interesante do të marrin vëmendjen tuaj, njëkohësisht do t’ju vizitojë stresi, ky mysafir i paftuar. Gjatë këtyre ditëve do të jeni më vigjilentë.

 


SHIGJETARI

Jeni gati të përballeni me fluksin e biznesit? Dielli shton ambiciet dhe ju bën të fokusoheni vetëm te karriera. Përgatituni për një muaj shumë të ngjeshur, në të cilin duhet të vendosni synime të rëndësishme. Eliminoni shpërqëndrimet dhe përvishni mëngët për të arritur rezultate të përkryera.
Ndërkohë që Marsi ju shqetësoni, lëreni pas dramën e panevojshme. Një person i së shkuarës do të rikthehet; nëse jeni çift, një konflikt i vjetër do të dalë në sipërfaqe. Gjithsesi, mendja juaj kreative dhe mënyrat tejet origjinale do t’ju nxjerrin nga çdo situatë. Merrini gjërat ngadalë dhe në fund do të triumfoni.
Të gjithë energjinë dërgojeni në projektet e biznesit, sepse të gjitha aspektet e tjera do të zgjidhen nga forca e planeteve.
Edhe pse retrograda e pesë planeteve ju ngacmon dhe zgjon ndjesi negative, sërish do të bëni hapa të ngadaltë, por të sigurt drejt suksesit. Si një Shigjetar, ju pëlqen të lëvizni shpejt, por kjo periudhë kërkon që të mendoheni mirë për çdo veprim.
Si gjithmonë, jeni të organizuar dhe të mirëstrukturuar, ndaj do ta gjeni shumë mirë veten me pozicionin e ri të planeteve në Bricjapin vizionar. Nëse po bëni më shumë se mund të përballoni, kuptojeni se nuk mund ta superoni veten. Ndonëse jeni Shigjetarë, jeni sërish njerëz dhe duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik, mendor dhe shpirtëror.
Nëse ndieni se nuk mund të përballoni më presionin, ndaloni, merrni frymë thellë, vendosni prioritetet dhe nisni nga e para! Mund të përmbushni çdo ide dhe qëllim, mjafton të mos e tejkaloni masën e lodhjes.
Ndërkohë që Shtatori vijon, planetet sistemojnë rrugën tuaj drejt përmbushjes së karrierës dhe fitimit të të ardhurave. Këtë muaj, qëndroni të qetë dhe shumë pozitivë!

 


BRICJAPI

Këtë muaj do të ndiheni shumë pozitivë dhe do të keni një dëshirë shumë të fortë të lini pas zonën e komfortit dhe të provoni aventura të reja.
Misioni për këtë muaj: Të gjeni mënyra të reja për të hapur horizontin, të eksperimentoni dhe të njiheni me mundësi të reja. Projekte, ide dhe shumë mendime gëlojnë në kokën tuaj, por sërish qëndroni me këmbë në tokë, të lidhur me realitetin.
Retrograda e Marsit ju përball me një sërë konfliktesh me të afërmit, duke ju ndryshuar shpesh humorin.
Përgjatë periudhës së parë të Shtatorit, do të fokusoheni 100% në punë, në rritjen profesionale dhe në përmbushjen e detyrave. Për ju, ky muaj do të jetë një sfidë dhe do ta konsideroni si të tillë. Përvishni mëngët dhe mbaroni në kohë çdo projekt, respektoni çdo afat dhe shumë shpejt do të shpërbleheni. Po përgatiteni për një vit shumë të ngjeshur, i cili sjell shumë ndryshime!
Me rivendosjen e planeteve në pozicionin e zakonshëm, do të rifreskoni edhe një herë qëllimet tuaja dhe do të përballeni me pasione të reja, të cilat ju pëmbushin. Nëse po punoni në një profesion i cili kërkon kreativitetin tuaj, do të surprizoheni edhe vetë me aftësitë e jashtëzakonshme që keni.

 


UJORI

Pak privatësi ju lutem? Ky muaj ju sjell izolim dhe dëshirën për të reflektuar mbi gjithçka. Ky është një vendim i zgjuar, i cili do t’ju ndihmojë të rigjeni veten dhe të fokusoheni më tepër në interesat personale. Më vonë, do të shpërtheni dhe do të rilidheni sërish me njerëzit e dashur, duke reflektuar vetëm pozitivitet.
Planeti i kuq prek sferën tuaj të komunikimit, duke ju detyruar të bëni hapa mbrapsht, të mendoheni gjatë dhe të mos bëni biseda boshe, të cilat nuk ju çojnë askund. Kështu, do të kurseni mjaft drama dhe ndjesi negative.
Përgjatë periudhës së parë të Shtatorit, do të vendosni qëllime afatgjata, si dhe do të ndihmoni veten të tejkaloni disa nga traumat e së shkuarës. Përpara se të bëni përpara me planet tuaja, mos harroni të lidheni me njerëzit që doni dhe besoni.
Shpeshherë keni injoruar botën tuaj emocionale, por ka ardhur koha që të përballeni me frikërat tuaja.
Në gjysmën e dytë të muajit, do të gjeni paqe dhe do të bëni pak pushim. Një informacion i fshehur do të dalë në dritë dhe të gjithë planetet që ju mbrojnë (të cilët kanë qenë të përgjumur gjatë punës), do të rikthehen në favorin tuaj.
Këtë muaj, do të punoni shumë për të falur të tjerët, do të largoni dhimbjet e së shkuarës dhe një person i çmuar do t’ju ndihmojë shumë gjatë këtij procesi.

 


PESHQIT

Kujdesuni për njerëzit e dashur! Raportet do të dëmtohen ndjeshëm nga mungesa e komunikimit, ndaj është detyra juaj që t’i ringjallni ato. Intimiteti, shprehja e ndjenjave, dëshira për të kaluar kohë me njerëzit që ju kuptojnë; të gjitha janë mënyra për të rivendosur në vijë lidhjet tuaja. Kështu, do të njihni veten, atë çka kërkoni nga shpirti juaj, por do të vlerësoheni edhe nga miqtë dhe shpirti binjak.
Një projekt i ri do të mundësojë përmirësim të ndjeshëm të financave, të cilat ju shqetësojnë shumë. Gjithsesi, bëni shumë kujdes me blerjet pa kriter. Kujtoni se disa gjëra nuk ju duhen realisht.
Gjatë periudhës së dytë të Shtatorit, të gjitha miqësitë tuaja do të rishikohen me një sy më objektiv. Mos u çudisni nëse shpesh do ta gjeni veten fajtorë. Duhet ta dini se është mëse normale të shkëpusni disa lidhje, të vini në dyshim veprime të ndryshme dhe të vendosni kufijtë e duhur.
Një qëndrim krejtësisht i ri pritet t’ju ndryshojë totalisht. Përqafojeni rrugëtimin drejt gjetjes së vetvetes dhe evolucionit shpirtëror.