Ikonat që frymëzojnë Carla Bruni

Edhe një divë frymëzuese si Carla Bruni ka personalitete të cilat e inspirojnë. Duke nisur nga Audrey Hepburn e duke përfunduar te Bob Dylan, Carla Bruni rrëfen ikonat që kanë shënjuar jetën e saj.


Ikona e fëmijërisë: Nina Simone
Këngët, muzika dhe historia e një talenti të jashtëzakonshëm si Nina Simone e kanë frymëzuar përherë Carla Brunin. Ndërkohë që i dhuronte këngët më fantastike botës, këngëtarja vuante një dhimbje të pashërueshme, plagën e dashurisë së humbur.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Ikona e stilit: Audrey Hepburn
Audrey Hepburn u prezantua me finesë në një peridhë ku ekzistonin vetëm tre krijesa me sensualitet sublime: Rita Hayworth, Eva Gardner dhe Marilyn Monroe, andaj Carla e adhuron thjeshtësinë e një gruaje dhe ikona e kinemasë e ka frymëzuar gjithmonë dhe vijon ta frymëzojë edhe në ditët e sotme.


Aparenca më ikonike: Fustani Yves Saint Laurent
Një dhuratë fantastike dhe e pakohë, të cilën Saint Laurent ia dhuroi Carlas përpara vdekjes së tij. Me një dizenjo unike dhe stil ekstravagant, ky fustan është pa dyshim i preferuari i Carla Brunit.


Një moment ikonik në botën e modës: Finalja e koleksionit pranverë – verë nga Versace, në vitin 2018
Një moment unik dhe ikonik, i cili i rikthen kujtimet e talentit të paharrueshëm të Gianni Versace dhe shumë dashuri për modën.

Kënga ikonike: “Knockin’ on Heaven’s Door” nga Bob Dylan
“Ideja e trokitjes në derën e parajsës më përmbush; ideja se jam në parajsë më pëmbush. Këngët e Bob Dylan janë ikonike sepse “flasin” për përjetësinë”.