Veshja juaj e përditshme?
Ëndrra ime është të ruaj ca nga stili im soft grunge (pasi grunge mbizotëron shumë tek unë përsa i përket shijeve artistike). Një palë Levis, një T-shirt dhe një palë Vans mbeten ende zgjedhja ime, shoqëruar me një pallto oversize Max Mara, apo edhe low cost si Mango, Zara, apo vintage. Sigurisht, duke iu përshtatur edhe stinës së ftohtë.
Por, më pëlqejnë ekstremtet, pasi e mesmja për mua është e mërzitshme, ndaj kalojmë te zgjedhja e dytë: një fustan i shkurtër, çizme apo sandale dhe syze të çuditshme.

Stilisti i preferuar shqiptar dhe i huaj?
Ardi Asllanin e dua fort për shijen. Valdrin Sahiti, Drenusha Xharra janë emra që më kanë tërhequr vëmendjen. Përsa i përket të huajve, më pëlqejnë marka si The Attico, Acne Studios dhe çdo gjë vintage që më bie në duar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Thënia e preferuar?
“Nuk ka rëndësi çfarë, ka rëndësi si!” – Ina Gjonçi.

Ikonë Mode?
Mami im, David Bowie dhe Francoise Hardy.

Wishlist?
Wishlist ime ndërrohet shpesh, por këto kohë janë çantat XXS të Jacquemus, mules Bottega dhe çdo xhaketë oversize e mundshme.

Parfumi i preferuar?
Kam udhëtuar shumë nga “Tom Ford” te esencat franceze, por rikthehem gjithnjë tek “Narcizo”. E mërzitshme, por e vërtetë!

Rimeli i preferuar?
Patjetër Dior! Por e thënë mes nesh, çdo rimel që përdoret për minuta të tëra në qerpikë, mund të bëjë mrekulli.

Këpucët e preferuara?
Së fundmi, falë kushërirës sime Eni, veç atleteve, kam zbuluar se çdo këpucë me takë e L. K. Bennett është super e rehatshme.

Aksesori i preferuar?
Syzet.

Libri i preferuar?
Ka pafund, sepse jam ndër ata që ende lexojnë. Më pëlqejnë Fitzgerald, J. D. Salinger, Borroughs, Migjeni e shumë të tjerë.

Filmi/Aktori/Regjisori i preferuar?
Filmi: Së fundmi “Parasite”, por edhe “Memories of a murder”.
Aktori: Marlon Brando tek “Apocalipse Now” dhe Meryl Streep.
Regjisori: Pyetje e padrejtë, sepse nuk mund të them dot vetëm një emër. Më pëlqen kinemaja europiane dhe ajo aziatike më shumë se Hollywood-i i lustrave, ndaj po zgjedh Antonioni.

Kuzhina e preferuar?
Mes sushit që e dua dhe fois gras në raste të thjeshta dhe elegante, mendoj që ende fasulet me pastërma në një natë dimri, mbeten epike.

Fotografi: gersi photographer

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!