Ixi Store Tirana e bën verën plot ngjyra!

Tani që vera ka trokitur dhe të gjithë po bëhemi gati për t’u përkundur në dallgët e detit, duhet që patjetër të pajisemi me çantën e plazhit, SPF dhe sigurisht, veshjet e preferuara.


Është fiks momenti kur bregu i detit kthehet në një pasarelë ku të gjithë tregojnë stilin e tyre autentik dhe unik. Për të definuar dhe personalizuar çdo aksesor dhe veshje tuajën kujdeset Ixi Store Tirana, një dyqan online i cili do t’i shtojë ngjyrat dhe shkëlqimin e duhur stinës më të nxehtë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Imagjinata juaj nuk ka asnjë limit, po ashtu edhe kreativiteti i Ixi-t, kjo falë vajzave duararta, të cilat pikturojnë në mënyrë të përkryer shprehjet dhe imazhet tuaja të preferuara, kudo. Madje, edhe portretet e katërputroshëve tuaj të shtrenjtë. Pra, gjithçka që ju mendoni, mund të marrë trajtë në Ixi.

 


Ixi Store Tirana ju mundëson që të bëni dhuratën perfekte për çdokënd, në çdo rast e festë, ose të llastoni veten me një bluzë, një palë atlete, xhaketën më të bukur xhins apo çantën që flet më së miri për stilin tuaj.


Jo pa qëllim Ixi është zgjedhja e parë e të gjithë personazheve më të famshëm, të cilët kanë vendosur t’u japin jetë ideve të tyre dhe t’u besojnë talentit të vajzave të Ixi-t. Shumë ngjyra vibrante dhe aspak frikacake, shumë stil dhe kombinime fantastike, të gjitha në koleksionin tuaj!


Sigurisht, dyqani më i vizituar në kryeqytet, mendon edhe për fëmijët. Ju mund të përsonalizoni në çantat e vogëlushve tuaj filmin e preferuar vizatimor, emoji në çizmet e tyre, e shumë të tjera; gjithçka sipas preferencave dhe kërkesave tuaja.

Asgjë nuk i ndal idetë tuaja të papara, të cilat bëhen bashkë me përkushtimin dhe talentin e vajzave të Ixi Store Tirana dhe rezultatet janë thjesht mbresëlënëse!

Klikoni në instagramin e tyre (https://www.instagram.com/ixi_store_tirana/), kontaktojini në DM dhe shkëlqeni më shumë se dielli me aksesorët tuaj unikë, realizimi i të cilave është 100% handmade!