Jack Nicholson, 60 vite histori në pelikulë!

I njohur për performancat e jashtëzakonshme, që nga rolet dytësore deri tek ato kryesore, Nicholson ka interpertuar personazhe satirikë, komikë, romantikë, portrete të errët, antiheronj dhe karaktere socialopatikë në filmat ku ka marrë pjesë. Ai shquhet për të qenë djali plangprishës që jo vetëm në film, por edhe në jetë ka luajtur rolin e rebelit që kundërshton strukturën sociale. I nominuar plot 12 herë nga akademia e filmit, ai ka hyrë në histori si aktori që ka marrë më shumë nominime dhe vlerësime për talentin e jashtëzakonshëm që ky kollos i kinemasë zotëron.

Familja
Jack Nicholson u lind në 22 Prill të viti 1937, në Neptune qytezë e New Jersey. Ai ishte i biri i June Frances, një performueseje skenike me origjinë Irlandeze, e cila u martua me moderatorin Donald Furcillo në vitin 1936, përpara se të kuptonte që ai ishte i martuar. Sipas biografit Patrick McGilligan në librin “Jack’s Life”, citon faktin se Eddie King, menaxheri i June mund të jetë babai i vërtetë i Nicholson. Mosha e re e mamase së tij bëri që gjyshërit ta rrisnin atë si fëmijën e tyre, duke e bërë të mendonin që mamja e tij ishte e motra. Në vitin 1974, revista Time, pas një kërkimi të thelluar e informoi Nicholson se motra e tij June ishte mamja e tij dhe motra tjetër Lorraine ishte tezja, por gjatë asaj kohe mamaja dhe gjyshja e tij kishin ndërruar jetë. Po në atë periudhë Nicholson do të jepte një intervistë, ku shprehej se e gjithë kjo histori ishte dramatike, por jo traumatizuese.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Shërbimi ushtarak
Në vitin 1957 Nicholson u bashkua me forcat ajrore të Gardës së Amerikës. Gjatë asaj periudhe gjendja politike ishte shumë e agravuar me Korenë dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e ushtrisë amerikane ju kërkohej një gadishmëri dy-vjeçare, shërbim të cilin Nicholosn e kreu me sukses. Pas përfundimit të këtij shërbimi ai punoi si zjarrëfikës i forcave ajrore dhe në fund të shërbimit të tij dha kontribut gjatë krizës së Berlinit në vitin 1961 dhe u lirua përfundimisht nga detyra në vitin 1962.

Karrriera
Nicholson mbërriti në Hollywood ne vitin 1954, për të vizituar të motrën (mamanë e tij biologjike). Ai fitoi një punë në zyrat e mjeshtërve të animacionit William Hanna dhe Joseph Barbera tek MGM cartoon studio. Vetëm pak kohë më pas, talenti i tij u zbulua dhe ata i ofruan një punë si animator, kjo do të ishte edhe pikënisja e karrierës së tij si aktor. Ai u trajnua për t’u bërë aktor nga një grup i quajtur “Players Ring Theater”, të cilët i ofruan edhe disa role të vogla në disa telefilma, vetëm pas dy vitesh ai do të bënte debutimin e tij në një film me buxhet të vogël me titull “The Cry Baby Killer” në vitin 1958, ku interpretonte në rolin kryesor. Nga ky rol i thjeshtë dyert e suksesit do të hapeshin për Nicholson. Mes dhjetra roleve, pikërisht në vitin 1980 ai do të interpretonte në një nga rolet më emblematike dhe të vështirë të karrierës së tij artistike Jack Torrance, personazhi i veprës që ndryshoi horrorin bashkëkohor një adaptim i romanit të babait të frikës Stephen King, me regji të Stanley Kubrick “The Shining”.

Çmimet
Me 12 nominime dhe 8 çmime të tilla, 4 për rolin kryesor dhe 4 të tjera për rolet mbështetëse, Nicholson është aktori mashkull me më shumë votime për të fituar çmimin prestigjoz. Rekordi i Nicholson është edhe më interesant, të gjitha nominimet i ka marrë në 10 dekada të ndryshme. Gjithashtu ai është konkurues edhe me numrin e çmimeve të fituara, plot tre të tilla që e bëjnë aktorin e dytë më të vlerësuar në histori. Çmimet e akademisë Jack Nicholson i ka fituar për interpretimin në filmat; “As good as it gets” me çmimin aktori më i mirë i vitit 1998, “Terms of Endearment”, me çmimin roli suport më i mirë për vitin 1984, dhe si aktori më i mirë i vitit për interpretimin në filmin “One flew over the cuckoo’s nest”, një film me regji të Milos Forman i realizuar në vitin 1975.

Thënie
Momentin që nuk je më duke mësuar diçka të re, mendoj se ke vdekur!

Mbyllja
Jack Nicholson është sot 80 vjeç dhe mbetet një nga aktorët më të kërkuar Hollywood-ian. Interpetimi i tij i fundit ishte “How do you know”, një komedi në të cilën ai intepretonte në një rol sekondar, por shumë komik. Me siguri fansat e tij më të zjarrtë janë duke pritur filmin e radhës.