Johanna Ortiz sjell koleksionin e ri dhe është mbresëlënës!

Në industrinë e modës, Johanna Ortiz admirohet për stilin e jashtëzakonshëm dhe për prurjet fantastike që servir në çdo koleksion.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

I fundit u prezantua në Paris dhe të gjithë e ndjenë magjinë e ngjyrave dhe të stilit që përshkron çdo adhurues të modës kur përballet me një fustan super të bukur dhe elegant.

Ortiz rikthen edhe një herë frudat, thekët dhe ngjyrat tipike vjeshtake, të cilat nuk dinë të braktisin kurrë stilin. Koleksioni i saj reflekton dëshirën për aventura dhe gatishmërinë për të rrëmbyer çastin, por përshtaten edhe për mbrëmjet e qeta me miqtë dhe familjarët. E dashuruar me praktiken, Ortiz sjell veshje tejet komode dhe materiali i përdorur është zakonisht pambuk.

Duke kombinuar minimalizmin dhe klasin, koleksioni i ri vjen elegant dhe shumë i sofistikuar.
Elegance ju sjell disa prej veshjeve të preferuara.