I rritur mes dy metropoleve, Edgaro Osorio ka rrëmbyer pak nga stili trasgresiv i Miamit dhe shumë nga larmishmëria e ngjyrave të Londrës, për të dhënë një rezultat mbresëlënës si Aquazzura.

Pasionin për fashion design e ka kultivuar në Central Saint Marins, kur bashkëpunonte me Salvatore Ferragamo dhe Roberto Cavalli, të cilët ndikuan bindshëm edhe në formimin e tij.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur ishte vetëm 20 vjeç, Osorio lançoi brand-in Aquazzura në Florence të Italisë, duke na prezantuar me dy synimet e tij përsa i përket një veshjeje fatale: rehatia dhe ndjesia e joshjes.

Sukseset e Edgaro janë të panumërta, por do të përmendim koleksionin ekskluziv me supermodelen Claudia Schiffer dhe bashkëpunimin me influenceren Olivia Palermo; kolaborime të cilat menjëherë e katapultuan në industrinë e modës.

Klasi i dizajnerit të talentuar nuk ka kaluar pa u vënë re as nga princesha e Mbretërisë së Bashkuar, Meghan Markle e cila shpesh ia ka besuar aparencën e saj Aquazzura, madje edhe në ditën e fejesës.

Tashmë, Aquazzura ka dhjetëra dyqane luksoze në mbarë globin.

Edgaro guxon të krijojë dhe të eksplorojë mbi shijet e këpucëve. Të sheshta, apo stiletto, Aquazzura di si të bëjë diferencën!

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!