Koktejlet që freskojnë verën

E nxehtë, e bukur, plot aventura, vera nuk mund të kalohet pa një koktejl freskues, të cilin mund ta përgatisësh shumë thjesht në kuzhinë dhe ta shijosh në verandë.
Elegance servir disa receta koktejlesh të cilat do t’ua bëjnë ditën edhe më të bukur.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

NEGRONI
Përbërësit:
1 masë London Gin.
1 masë Campari.
1 masë Rose Vermouth.
Akull.

Përgatitja:
Bashko përbërësit në një shaker, shtoji akull dhe pasi të jetë gati, shërbeje në gotë. Zbukuruoje gotën me lëkurë portokalli dhe shijo një koktejl të ëmbël dhe të athët në të njëjtën kohë.

PIÑA COLADA
Përbërësit:
2.5 masa rum.
3 masa lëng ananasi.
1 masë krem kokosi.
Akull.

Përgatitja:
Procesi nis me rumin dhe akullin, të cilët i vendosni në shaker. Në një blender shto lëng ananasi dhe krem kokosi. Pasi të jetë përgatitur masa, shtoje në shaker dhe tundi. Sapo të jetë gati, shërbeje në një gotë të lartë. Mos e nënvlerëso dekorin e gotës.

RUM RUNNER
Përbërësit:
1 masë light rum.
1 masë dark rum.
1 masë liker banane.
1 masë liker manaferre.
1 masë lëng portokalli.
1 masë lëng ananasi.
Akull.

Përgatitja:
Vendosi të gjithë ingredientët në shaker, së bashku me akullin. Tundi dhe rezultatin fantastik shërbeje në gotë. Përsa i përket dekorit, një çadër e vockël dhe copëza frutash do të të dhurojnë ndjesinë e freskisë dhe të pushimeve.

DAIQUIRI
Përbërësit:
2 masa rum të bardhë.
1.5 masë sheqer të imët.
1.5 masë lëng lime (limon jeshil).

Përgatitja:
Shtrydh lëngun e lime në shaker, shto sheqerin, rumin dhe akullin. Tunde mirë dhe shërbeje në një gotë enkas për koktejl.

HURRICANE
Përbërësit:
2 masa dark rum.
1 masë shurup me frut pasioni.
1 masë lëng limoni i freskët.
Feta portokalli.
Qershi.

Përgatitja:
Kombino në shaker rumin, shurupin e frut pasionit, lëngun e limonit dhe akullin. Tundi mirë dhe shërbeje koktejlin në një gotë të mbushur me akull. Për dekor shërbejnë fetat e portokallit dhe qershitë.

GIN & TONIC
Nëse je një person shumë energjik dhe supersonik, të duhet Gin & Tonic.
Përbërësit:
3 masa gin.
1 masë lëng limoni.
3 feta lime.
4 masa ujë tonik.


Përgatitja:

Këtu nuk të duhet një shaker. Mbushe gotën me akull, shtrydh lëngun e limonit, vendos fetat e lime dhe shto ujin tonik. Papritur, jeta duket e mahnitshme.

Gëzuar!