Kompania Bullgare, Albania Telecom Invest AD blen nga OTE, Telekom Albania për 50 milion Euro

OTE ka ndërmarrë një marrëveshje për të shitur të gjithë aksionet e Telekom Sh.A (Telekom Albania) kompanisë bullgare Albania Telecom Invest AD për një vlerë totale prej 50 Milion Euro.
Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar.
Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, theksoi se: “Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”.
Mr. Tsamaz, shtoi: “Dua të falenderoj stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE. Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas”.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fazën e saj finale për të vijuar me aprovimin administrativ të autoriteteve lokale dhe financiare, procedura përmbyllse të cilat priten të përfundojnë në gjysëm e parë të vitit 2019.
Eurobank ka luajtur rolin e Këshilltarit Financiar për Grupin OTE.