Korado Aliaj: Një stendë për humorin!

Korado Aliaj  – Humorist
Dy fjalë për Koradon:
Koradon dhe stand-up janë prezantuar krejt rastësisht, nisur edhe nga pasioni i Korados mbi stomatologjinë. Por ndonjëherë dëshirat dhe talenti na surprizojnë dhe ky është rasti specifik. Korado ka një plastikë tejet të lëvizshme dhe e bën publikun pjesë të rrëfimeve të tij. Këto cilësi e kanë bërë shumë të dashur për publikun dhe të preferuar për lokale të ndryshme, të cilat gjithnjë e më shumë po e bëjnë pjesë të axhendës së tyre stand-up comedy-në.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Si lindi ideja për të bërë humor në nivelin e stand-up?
Unë kisha internet dhe shikoja cfarë bëhej në Amerikën e ëndrrave dhe mendova: “Pse mos ta bëj edhe unë?”. Fillova të mendoja rreth dhuntive të mia dhe unë në fakt jam funny, njerëzit qeshin, kështu, pas 5 viteve duke folur me vete, i dhashë shtysën e duhur vetes. Unë jam edhe pak a shumë praktik dhe orator dhe stand-up të jep liri të shprehesh pa doreza.

A ke ndonjë komedian të preferuar te i cili “vjedh” ndonjë batutë, gjestikulacionin, ose thjesht mënyrën si i drejtohet publikut?
Komediani i parë që më ka bërë të qesh literalisht me lot ka qënë Chris Rock. E kam parë gjatë gjithë ditës dhe mund të them se vërtet ka qënë shumë i arrirë. Nuk mund të them që Rock ka një ndikim specifik, por ka batuta vërtet të mira. Ndërsa komediani që shpresoj t’i ngjaj paksa është Ricky Gervais.



Si e përshkruan eksperiecën tënde të parë përballë publikut?

Ishte natë, i emocionuar dhe duart që më djerësinin nga ankthi! Unë dhe dy djem të tjerë që do të performonim. Kisha parë e dëgjuar rreth kësaj eksperience, por s’e kisha provuar ende. Kisha shumë emocione dhe e ndjeja zemrën në fyt. Dy të bërtitura gjasme pjesë e skenarit dhe ja ku përfundoi. Ju futa punës dhe fika çdo sens të mundshëm që më mbushte me emocione “të dëmshme” dhe më bënin të transmetoja pasiguri te publiku. Si hera e parë që bëja humor me njerëz që nuk i njihja fare, mendoi se shkoi mirë, por fatmirësisht nuk jam xhiruar asokohe. Mund të them se kam përparuar goxha, pasi tani nuk kam më aq emocione dhe e manaxhoj më mirë situatën.

Cilat janë pritshmëritë e tua në këtë zhaner?
Në fakt, pres të përhapet si zhaner. Çdokush që ka diçka për të thënë, ta shprehë në mënyrën e tij. Të evoluoje paksa edhe humori jonë, duke iu referuar edhe përgjithësisë, jo vetëm në stand-up. Unë dëshiroj dhe shpresoj të shkojmë përtej personazheve klishè dhe barcaletave, situatave të vjedhura dhe batutave me italianin, gjermanin dhe shqiptarin.