Korriku nis si duhet me muzikën Kiko Navarro në Bohemian Sophie Arena!

I mirënjohur në të gjithë botën, Kiko Navarro, një prej DJ më të preferuar, i cili kudo elektrizon skenën, do të vijë shumë shpejt në Shqipëri, saktësisht më 1 korrik, në Bohemian Sophie Arena!

I lindur në Mallorca, Kiko Navarro ka sjellë risi fantastike në muzikën House, duke qenë prezent atje ku argëtimi nuk mungon kurrë. Ajo çka e bën unik DJ mbarëbotëror është pikërisht fakti që stili i tij dinamik është gjithmonë në ndryshim, duke e bërë atë një artist trasgresiv, prej të cilit presim vetëm performanca fantastike!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kiko ka depërtuar kudo me muzikën e tij, duke ndërthurur edhe ritmin afrikan dhe latin, vibe-n e dancefloor e gjithçka që të bën të kërcesh derisa të mos të të mbajnë më këmbët. Shumë shpejt, do të jetë prezent në një tur mbresëlënës, që përfshin shtete si: Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Japonia, Korea e Jugut dhe Kina; por më parë do ta shohim në Tiranën që do të mbushet me energji pozitive dhe muzikë të mirë!

DJ do të jetë prezent në Bohemian Sophie Arena, për të na rigjallëruar pas një letargjie të gjatë, ku festat mes miqve dukeshin si një ëndërr e largët. Tanimë, ka ardhur momenti të zgjohemi dhe të kërcejmë me ritmin fantastik të Kiko Navarro!

 Ju presim më 1 korrik, ora 18:00!
On set: Kiko Navarro.
Warm up: Fecky Farris