Krijimet dhe frymëzimet e Monika Dajçit

Gurët e çmuar dhe dizajni i veçantë i tyre është gjuha që njeh më mirë Monika Dajçi. Pasioni me të cilin flet për gurët dhe shkëlqimin e tyre, e ka kthyer atë në një brilant të vërtetë. Kjo marrëdhënie e lidhur fort prej shumë vitesh e ka bërë Monikën një emër të rëndësishëm në dizajnin e bizhuterive.

Puna nis me kërkimin për koleksionet e reja, ngjyrat dhe format unike janë të parat që të bien në sy. Dominon ngjyrat monokrome me intensitet të lartë. Më pas, gjithçka vijon me hedhjen në letër të këtyre formave, për t’u materializuar më pas në çdo detaj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Monika dhe gurët e çmuar u takuan gjatë periudhës që ajo jetonte në Itali, aty arriti të kishte kontakt me bizhuteri nga stilistë të njohur, por kënaqësinë e vërtetë e zbuloi në stendat e një panairi ku u mahnit duke mbajtur në duar perla të ftohta akull. Asokohe kishte në Tiranë një biznes arturinash për zbukurime tavolinash, por vuri re se pasi kthehej nga Italia, mikeshat e saj mahniteshin me bizhutë që dizenjonte, ndaj këmbëngulën të krijonte edhe për to.

Gjithçka nisi me perlat, të të gjitha formave dhe ngjyrave, madje në një intervitë të kohës ajo tregonte se: “Ishte kënaqësi që një varg perlash që kisha dizenjuar për vete ta kishte një mikesha ime, ndaj vendosa të krijoj edhe për to. Nisi hap pas hapi, nga stoli gjysmë të çmuara, deri tek objekte të vogla, por të çmuara, me brilante, rubinë apo smeraldë”.

Frymëzimin e merr pikërisht nga udhëtimet e saj të panumërta në kërkim të gurëve. Kulturat që njeh dhe ngjyrat e një vendi të ri që viziton e inspirojnë të sjellë risitë e radhës, gjithçka bëhet e qartë kur sheh krijimet e Monikës, pasi në to dallohet dukshëm ndikimi perëndimor. Por në koleksionin e Pranverë 2018, pamw stoli që u dukwn se janë frymëzuar nga kulturat e Lindjes së Largët. Vargje me smerald e rubin, të radhitura në gjerdanë të gjatë dhe të ngarkuar, ku eleganca është ajo që dominon bindshëm.

“Shkoj në panaire të ndryshme, kryesisht në Itali, por kam qenë edhe në vende shumë ekzotike si India e Brazili dhe ky i fundit, nga të gjithë vendet që kam vizituar, është një përvojë e veçantë pasi është vendi më i rëndësishëm për gurët e çmuar”.

Udhëtimet e Monikës janë si një kërkim për thesare të reja, të cilat do të kthehen në dizenjo që i urojnë mirëseardhjen çdo sezoni të ri.