Librat për fëmijë – Propozimet e klasikëve

Tashmë e dimë se librat janë një prej faktorëve më të rëndësishëm për lumturinë e fëmijëve. Sigurisht, të tjera efekte anësore janë edhe nxitja e imagjinatës, kreativitetit, inteligjencës, si dhe formimi i një fjalori të pasur. Klasikët propozojnë disa libra shumë interesantë për vogëlushët e ëmbël dhe super të zgjuar.

Pipi Çorapegjata
Astrid Lindgren/ Çmimi 800 Lekë
Pipi Çorapegjata është një nga personazhet më të famshme të botës së letërisë për fëmijë. Ajo është gjithçka një fëmijë ëndërron: është tepër e fuqishme, nuk ka prindër që t’i thonë gjithnjë se çfarë duhet të bëjë ose se çfarë duhet të thotë, vishet si dëshiron dhe nuk shkon asnjëherë në shkollë. Ajo jeton vetëm në një shtëpi të madhe, Vila “Valekula”, ku mund të bëjë çdo gjë që do, sidomos aventura fantastike. Bashkë me të, në Vilën “Valekula”, jetojnë një majmun dhe një kale.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave 
Lewis Carroll/ Çmimi 600 Lekë

Mbi librin
-Ne të gjithë jemi të çmendur, – tha Macja, – Unë jam e çmendur. Ti je e çmendur.
-Nga e di ti që unë jam e çmendur? – pyeti Liza.
-Sigurisht që je e çmendur, – tha përsëri Macja. – Vetëm të çmendurit vijnë këtu.

Kjo është historia e ëndrrës së Lizës që ka ndodhur kohë më parë, në një ditë të nxehtë vere.
Një ëndërr nga Bota e Çudirave, ku Lepuri i Bardhë vesh doreza dhe Vemja pi cigare me llullë, ku Kapelebërësi i çmendur pi gjithnjë çaj me Lepurin e Marrë dhe ku Mbretëresha Kupë urdhëron t’u priten kokat të gjithëve, vjen një prej librave më të njohur dhe unikë në botë. Është shumë e çuditshme, por në botën e ëndrrave mund të ndodhë gjithçka.

Lewis Carroll

Mbi autorin
Luis Kerol (emri i vërtetë i të cilit është Çarls Lutvig Dodgosn) ka lindur më 1832 dhe ishte fëmija i tretë i një familjeje prej njëmbëdhjetë fëmijësh. Kur ishte fëmijë, Çarlsi ishte shumë i zoti në shkrimin e fjalëve dhe në gjetjen e gjëagjëzave dhe më vonë ai ishte po aq i zoti në latinishte dhe në matematikë. Ai ndoqi shkollën Regby dhe më pas u diplomua në “Kishën e Krishtit” në Universitetin e Oksfordit. Ai dha lëndën e matematikës në “Kishën e Krishtit” nga viti 1855 deri kur vdiq më 1898.
Dodgosn shkroi libra për matematikën dhe ai ishte gjithashtu një fotograf shumë i mirë, por vepra e tij më e famshme është “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”. Gjithçka filloi me tregimet për një vajzë të vogël të quajtur Liza Lidëll gjatë një udhëtimi me varkë në lumë, në stinën e verës dhe u botua si libër më 1865.
Një histori tjetër për Lizën, e titulluar “Përmes lupës dhe çfarë gjeti Liza aty”, u botua më 1871. Dy Lizat e mëparshme, të mbushura me zgjuarsi, lojëra fjalësh dhe vjersha renditen midis librave më të njohur për fëmijë që janë shkruar ndonjëherë. Ishin gjithashtu të rëndësishme sepse ishin historitë e para për fëmijë që nuk kishin për qëllim që t’i mësonin ata se si të silleshin mirë.