Lshoju në Berat dhe kërce me Ylli Limanin!

Nëse ke plane këtë fundjavë, anuloji sepse të pret një super eksperiencë në qytetin e një mbi një dritareve.

E premtja (15 prilli) duhet të të gjejë patjetër në pedonalen e Beratit, ku do të kërcesh nën tingujt e ëmbël të Ylli Limanit dhe muzikës së DJ Secret 47.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

ONE Telecommunications, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, rezervon një mbrëmje të mbushur me surpriza për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe shumë dhurata fantastike.

Gjatë ditës, do të shijosh përvojën e One Zone, një hapësirë dedikuar argëtimit dhe krijimit të kujtimeve dhe çasteve më të bukura. Foto, buzëqeshje dhe shumë pozitivitet, në One Zone.

Ndërsa në mbrëmje, atmosfera elektrizohet me tingujt e DJ të mirënjohur dhe Ylli Limanit. Hyrja është krejtësisht e lirë dhe 15 fatlumë do të mund të takojnë dhe të bëjnë selfie me Yllin e eventit.

Pra, këtë fundjavë, eja në Berat, lshoja zanin dhe argëtohu pa limit!