MAGJIA E RADIOS!

Megjithëse radio mund të duket si një medium i dalë nga moda, ajo vazhdon të mbetet misterioze, tërheqëse dhe sharmante. Magjia e radios qëndron tek mundësia që ajo i jep dëgjuesit për të imagjinuar personazhet që flasin në transmetim. Kemi nxjerrë nga studio për të ndarë me ne eksperiencën që jo shumë kush mund ta ketë, 3 zëra që na bëjnë shoqëri prej vitesh, Julka Gramo, Zamira Koleci dhe Gerta Heta.

Julka Gramo

Ajo e ka nisur karrierën e saj si këngëtare, por shumë shpejt do të kuptonte se mikrofoni do ta shoqëronte në studio e radios si moderatore. Julka Gramo vazhdon të jetë ende pjesë e “Radio Energy”, në të cilën ka qenë prezent që në ditët e saj të para. Ishte pikërisht programi radiofonik “WHAT’s UP”, i cili vinte si një risi për kohë, me informacione që përfshinin të gjitha fushat që transmetoheshin siç edhe Julka thotë: “shkurt, pastër bukur dhe sigurisht pa gabime”. Por sfida më e madhe e një spikeri në radio mbetet zëri, gjatë intervistës mësuam se edhe asaj në fillimet e vetë nuk i pëlqente intonacioni, por me shumë punë dhe eksperiencë ka arritur ta pëlqejë veten në transmëtim.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E pyetur se si e sheh ajo radion sot, Julka ka një opinion shumë interesant.
Duke qenë se më parë radioja private shqiptare ishte një risi, etja për t’a dëgjuar ishte e madhe. Gjërat që dëgjoje ishin shumë interesante dhe tendencë pasi edhe mënyra për të dëgjuar muzikë e pajisur me info apo intervista nga personazhet ishte vetëm nëpërmjet gazetave e revistave dhe atyre pak TV-ve. Ndërkohë që tani radion mund t’a dëgjosh nga çdo paisje e mundshme dhe në çdo cep të botës, pra kufijtë e dëgjimit janë bërë inekzistentë. Mua më vjen mirë që në punën time shoh rizgjimin e interesit të dëgjuesve kah radios.

Për çfarë keni nostalgji më së shumti, prej “fillimit të artë” kur ju u përfshitë në radio?
Nostalgji kam per kohët kur personazhet e radios ishin anonym, më pëlqente ky mister ku njerëzit nëpermjet zërit imagjinonin se si mund të ishe edhe pse unë nuk e kam shijuar 100% sepse njerëzit më njihnin pasi vija nga bota e këngës.

Për çfarë motivi do ta linit radion?
PËR ASNJË MOTIV!

Projektet profesionale më të afërta tuajat?
Prej më tepër se një muaji krahas impenjimit tim të përditshëm me “YOU&ME” në Radio Energy së bashku me Arjon Muçën, kam nisur edhe një projekt të ri televiziv, PASDITJA IME në TVSH. Këto janë projektet aktuale të cilat duket se do të jenë të vetmet derisa im bir të përfundojë klasën e parë.

Zamira Koleci

Zamira Koleci

Megjithëse shumë modeste profesoreshë Zamira Koleci, mbetët pa anjë mëdyshje një ikonë e radios shqiptare. Ajo kujton për ne ditët e para, eksperionecën e parë në dhe pasionin që nuk mendon se do e shkëpusë kurrë nga vetja, radion.

Kur e kuptuat që radio, mikrofoni, ishin pasioni juaj më i madh?
Shumë vite më vonë pasi nisa punën në radio e ndjeva se isha lidhur përfundimisht me të.

Kush ishte shtysa që ju drejtoi drejt këtij zhanri komunikimi?
Pedagogu im Agron Çobani. Në fakt më caktuan të bëja praktikën tek gazeta “Puna” ku nuk u ndjeva rehat dhe kërkova të shkoja për në Radio ku mbeta përgjithmonë.

E kujton emisionin e parë që ke prezantuar?
E kujtoj pak me siklet sepse nuk shkoi fort mirë, por Prof.Agroni ishte natyrë gazmore dhe shumë i ndjeshëm. Pastaj të gjithë kanë një fillim që nuk harrohet, sigurisht ai emision nuk u transmetua kurrë.

Të punuarit në radio, duket se ju bën protagoniste pas kuintave, por të famshme përmes zërit?
Unë e di shumë mirë që radio është e heshtur, modeste dhe shumë e dashur por ajo që kam mësuar nga eksperienca e gjatë me radion është se përgjithësisht edhe njerëzit që zgjedhin të punojnë aty janë të tillë: nuk shfaqen me zhurmë, dhe punojnë po ashtu.

Si ka ndryshuar historia e radios shqiptare në gjykimin tuaj, qysh prej fillimit e deri sot, me avancimin e teknologjisë dhe informacionit?
Ka ndryshuar shumë nga veprimtaria e radiove private që kanë krijuar historinë e tyre në një epokë të re të teknologjisë. Ndërsa Radio publike mbart historinë e bukur të së shkuarës por me mundim po e shkruan historinë e saj të tashme.

A ndryshon komunikimi juaj nga ai me dëgjuesin, në atë të përditshmërisë?
Sipas meje është një përzjerje komunikimesh që në thelb kanë të përbashktën të jesh i kuptueshm i qartë dhe i thjeshtë.

Për çfarë motivi do ta linit radion?
Radion nuk mund ta lë për asnjë motiv që lidhet me kërkesat e mija: une e dua atë dhe vazhdoj ta kem pranë ndërsa u tregoj studentëve të mi si të punojnë radiofonikisht.

 

Gerta Heta

Gerta Heta

E konsideron një vokacion dëshirën për të prezantuar në radio, sepse ajo e sheh profesionin e saj si një fushë që nuk i kërkon të ndryshojë asgjë nga karaketri dhe njëkohësisht i jep shumë kënaqësi. Flet me shumë nostaligji për kohën kur zëri i saj ndiqej në çdo cep të shqipërisë me “Një këngë për ty”, Gerta Heta, sot vijon të jetë një ikonë radiofonike e që pasionin për mikrofonin e ktheu në profesionin që do ta shoqëronte gjithmonë.

Kur e kuptuat që radio, mikrofoni, ishin pasioni juaj më i madh?
Unë gjithë jetës kam qenë e mahnitur nga fuqia e mikrofonit, që kur shikoja Parashqevi Simakun nëpër festivale, e që atehërë në lagjie apo shkollë unë doja të isha prezantuese apo këngëtare. Karrierën e nisa me nje hit parade ne Shijak TV e kulmova me Top Albania Radion ne momentin e shkëlqimit të saj.

E kujton emisionin e parë që ke prezantuar?
“Një kengë për ty”, kujtoj me nostalgji letrat që vinin nga çdo rreth i vendit, nga gjimnazistët që puthnin letrat se na kishin idealizuar si personazhe pa na njohur fare duke na pikturuar ashtu siç i thoshte imagjinata tyre.
Zëri, intonacioni, timbri edhe për Gertën janë të rëndësishëm, por ajo mendon së në ditët e sotme më shumë se një zë i mirë të duhet një karakter vezullues, inteligjent dhe pak sens ironie e humori.

A ndryshon komunikimi juaj nga ai me dëgjuesin, në atë të përditshmërisë?
Ka një ndryshim të vogël në timbër, pasi në radio unë impostohem pak, dikush që me ka parë e dëgjuar në të dyja versionet e bën dallimin.
Megjithë pasionin e madh që ajo ka për radion, thotë se kjo e fundit nuk është në ditët e saj më të mira, sfidën po e fitojnë rrjetet sociale, por gjykon se radiot shqiptare nuk kanë asnjë ndryshim nga ato ndërkombëtare. E pyetur për porjekte profesionale thotë se lidhjet me radion i mabn akoma madje pret që të risjellë një programacion të plotë në Kiss Fm 98,5.