Manjola Afezolli: Si të jetosh shtëpinë e re!

Një hapësirë prej 430 metrash katror, larg Tiranës dhe zonave strategjike të kryeqytetit! Në zemër të natyrës, qetësisë dhe privatësisë absolute, sipërmarrësja e njohur në kryeqytet në fushën  e arredimit, Manjola Afezolli tregon zgjedhjet personale dhe “sekretet” më të imëta të ambientit ku ajo jeton kohët e fundit

Shtëpitë që ajo ka arreduar ndër vite, dhe projektet që mbajnë firmën e saj, janë sa të larmishme, aq edhe unike për nga lloji! Sepse kur ajo merr përsipër diçka, zotohet që ta çoj deri në fund, duke vendosur përveç ideve dhe prurjeve të reja në interior e arredim, edhe një copëz të shpirtit të saj. Nuk e thotë kot:”Home is a state of mind”, dhe Manjola Afezolli i mëshon më së miri kësaj shprehje! “Në çdo shtëpi që kam arreduar deri më sot, kam nxjerr në pah gjëra me vlerë dhe unike. Është emocion i rrallë të arreduarit e një ambienti, sepse e gjitha hapësira duhet të përqafoj pa asnjë mëdyshje, personalitetin dhe dëshirat e banorëve të saj, që synojnë të jetojnë cilësisht, për aq kohë sa janë në shtëpi. Ndaj, kjo fushë është pasioni im më i madh ku investoj prej vitesh ide dhe qasje moderne”, thotë Afezolli. Dëshira për të personalizuar stilin e arredimit, sipas kërkesave të klientit, por edhe sugjerimeve të vet Manjolës, krijon një produkt të pëlqyeshëm për të dy palët, ku objektet e veçanta, zënë vend parësor. Këtë herë, për Elegance, sipërmarrësja e dyqaneve “Dolce Casa” dhe “Aromë indie” në kryeqytet, hap dyert e shtëpisë së saj, atë që ajo thekson se jeton cilësisht për aq kohë sa qëndron aty…

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code