Metamorfozat e Thom Mayne

Thom Mayne është një arkitekt tepër i njohur, i cili mbart një sfond të gjerë akademik, njohuri të pafundme që e bëjnë tejet interesant, teori shumë të veçanta, ka shkruar disa libra dhe ka fituar çmimin më të lartë për një arkitekt, atë Pritzker.
Mayne admiron të vështirën, synon të pamundurën dhe ndërtimi i çdo godine që i është besuar atij, ka kaluar nëpër procesin e metamorfozës.

Thom Mayne

Thom Mayne

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeta
Thom Mayne ka lindur në 19 Janar dhe është një arkitekt shumë i njohur. Si një besnik i Los Angeles-it, Mayne vijon të jetojë në qytetin e tij të preferuar.
Edukimi i tij është një prej aspekteve me të cilat padyshim ai krenohet, pasi nuk është aspak e thjeshtë të diplomohesh në Universitetin e Kalifornias dhe në Harvard, veçanërisht në degën e Design, shtojmë edhe vitin 1987.
Si një student i përkryer, Mayne i ra në sy edhe pedagogëve dhe specialistëve dhe së bashku ndihmuan në çeljen e Institutit të Arkitekturës, në Kaliforni.

Karriera
Pasi i dha mundësi të rinjve të ndiqnin degën e ëndrrave, gjithashtu të rendnin pas pasioneve dhe shkollimit cilësor, Mayne së bashku me Michael Rotondi themeluan më 1972, “Morphosis”, një zyrë e suksesshme në Santa Monica, Kaliforni.
Fillimisht, zyra funksiononte si një bashkëpunim informal mes designers të talentuar, të cilët nuk kishin marrë projekte arktitekturore dhe më pas falë një marketingu tejet të gjetur, “Moprhosis” u kthye në një prej zyrave lider, të cilat udhëhoqën restaurimin dhe krijimin e një numri të madh rezidencash, përfshirë edhe Rezidencën Laërance.
Filozofia e “Morphosis” ka të bëjë me ngjalljen e kuriozitetit dhe interest në procesin e ngritjes së një objekti. Shumë e rëndësishme për Mayne dhe për firmën, është padyshim historiku i truallit ku po ndërtohet, ose historia e ndërtesës, nëse ajo është duke u rikonstruktuar. Kultura ndërthuret me modernizmin dhe kështu gjithçka i nënshtrohet transformimit, duke u bërë pjesë e një metamorfoze e cila e ndryshon tërësisht formën, por ruan të paprekur përmbajtjen.
Metodat e firmës së ndërtimit vlerësojnë kontraversen, kontradiktat, konfliktet dhe ndryshimet, duke e bërë ndërtesën dinamike dhe plot surpriza.
Shpesh, projektet e tyre përfshijnë sisteme të ndryshme, të shprehura në një mënyrë krejt unike, të cilat bashkohen për të krijuar një tërësi organike, të mrekullueshme.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Thom Mayne ka përfunduar shumë projekte, duke përfshirë:
Kate Mantilini (1986) në Beverly Hills. Kjo është një ndërtesë tejet luksoze, e cila falë interiorit u kthye në një atraksion vendas dhe turistik.

6th Street Residence

2 ditë më vonë, “6th Street Residence” në Santa Monica, do të ishtë projekti i radhës që iu besua vizionit dhe ideve fantastike të Mayne. Duplex-i në Ocean Park, me 3 dhoma gjumi dhe hapësirë të bollshme, është projektuar në një lidhje të ngushtë me arkeologjinë, shoqërinë dhe historikun e truallit ku është ndërtuar.

Kulla, Sun Tower

Sun Tower
E kemi thënë edhe më sipër që Mayne aspiron të prekë të pamundurën, ndaj mund të gjeni në Seul kryeveprën e tij, “Sun Tower”, kulla e lartë e cila përkëdhelet nga rrezet e para dhe të fundit të diellit. Mund të themi se Korea duket edhe më e bukur, me kryeveprën e “Morphosis”.

Shkolla e mesme, Diamond Ranch

Shkolla e mesme “Diamond Ranch” përpos faktit që edukon të rinjtë në profilin e arkitekturës, është edhe një vepër arti! E ndërtuar në një gjuhë të qartë arkitektonike, kjo shkollë nuk ka ndonjë referencë tradicionale, por synon të ngjallë kuriozitetin e çdo nxënësi.

Universiteti i Cincinnatit

“Shkolla e Shkencës” në Los Angeles

Duke vijuar me arsimin, Universiteti i Torontos është sërish një prej ndërtesave më të rëndësishme të Mayne. I ndërtuar në vitin 2000, në Toronto të Kanadasë, Universiteti shërben si një qendër shumë e rëndësishme e edukimit. “Shkolla e Shkencës” në Los Angeles, Universiteti “Cincinnati” në Ohio, “Cooper Square” dhe kolegji “Emerson” janë disa nga godinat që mbajnë firmën e “Morphosis”.

Perot Museum of Nature and Science

Cooper Square

“Cahil Center for Astronomy and Astrophysics

Sigurisht, nuk kishte si mund të mungonte arti në sfondin e krijimtarisë së Mayne, ku vlen të përmenden qendrat artistike: “New Academic Building”, “Perot Museum of Nature and Science” dhe “Cahil Center for Astronomy and Astrophysics”.

 

Thom Mayne nuk mund t’i mungonte optikës së Bill dhe Melinda Gates, ndaj holli i ndërtesës së tyre është rezultat i mendjes gjeniale të arkitektit amerikan.

Gjithashtu, hoteli prestigjoz “7132 Tower” është gjithashtu një ndërtesë 381 metër dhe ofron pamje të mahnitshme të fshatit Vals. Pamja është mbresëlënëse, hoteli gjithashtu.

Vlerësimet:
Për arkitektin i cili kthen sytë nga e ardhmja, janë rezervuar shumë çmime si: Rome Prize Fellowship, Eliel Saarinen Chair, Brunner Prize, Gold Medal, Chryesler Design Award, Top Ten Green Project Award, Neutra Medal for Professional Excellence, American Institute of Architects Gold Medal, si dhe The Edward MacDowell Medal, për të mbërritur tek vlerësimi maksimal për një arkitekt, çmimi Pritzker.