Mio në Venecia pas 9 dekadash!

Veprat e artistit të njohur, i konsideruar ndryshe si impresionisti i parë i penelit shqiptar, Vangjush Mio, kthehen në studion e tij në qytetin e artit, Venecia. Pikërisht në vitin 1921, pas përfundimit të studimeve në Romë, Mio do të vendosej në Venecia, duke hapur edhe studion e tij të parë. Mio është konsideruar gjithmonë si një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si poeti i peizazhit shqiptar.
Për më shumë shfletoni Elegance