Napoli – Metropoli i Sirenës

Qyteti i muzikës, artit dhe kulinarisë, një ekselencë italiane.

Origjina e themelimit të Napolit daton shumë herët dhe është e lidhur me një histori mitike. Datimet historike flasim për ndërtimin e një qyteti që në kohë të hershme quhej Neapolis, themeluar në shekullin e IV para erës sonë, konsiderohej si një perlë e antikitetit që vjen deri në ditë tona.
Historia do që ekzistenca e Napolit të ketë edhe një legjendë shumë romantike që fshihet pas saj, pikërisht legjendën e Sirenës Partenope.
Duhet ta kthejmë kohën pas plot 3500 vite, kur Omeri në veprën “Odisea”, do të përshkruante një figurë mitologjike e aftë të mahniste këdo me këngën e saj dhe zërin melodioz. Megjithëse e shkruar mes shekullit VIII, “Odisea”, përshkruan ngjarje që apelojnë një kohë tjetër, shekullin XIV-XV. Sipas historianëve, banorët e këtyre tokave identifikoheshin me sirenën që prej këtyre ditëve të largëta.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Legjenda e Sirenës Partenope
Sipas legjendës homerike, Uliksi që prej disa vitesh endej deteve të Mesdheut, ishte një eksplorator kurioz që kërkonte me çdo kusht të dëgjonte këngën e sirenave, e cila konisderohej një melodi ëngjëllore që tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve, të cilët binin pre e këngës së tyre për t’u kthyer në viktima të sirenave. Por, Uliksi i njoftuar nga magjistrica Çirçe, gjeti një zgjidhje: ai porositi ekuipazhin e tij që të vendosnin tapa në veshë dhe atë vetë ta lidhnin në bashin e anijes e të mos ta zgjidhnin derisa të kalonin ngushticën e Mesdheut. Në fakt, Uliksi e dëgjoi këngën e sirenave dhe askush nga ekipazhi i tij nuk ra pre e mashtrimi të tyre.
Kjo ngjarje i trishtoi sirenat të cilat u vetëvranë në shkëmbinjtë e detit. Trupi i sirenës sonë Partenope u tërhoq nga rrymat detare dhe mbeti në brigjet e Napolit. Disa peshkatarë e gjetën trupin magjepsës të sirenës që u muros në brigjet e qytetit buzëdetit, për t’u kthyer në simbolin e këtij vendi mahnitës që edhe sot mban emrin “Qyteti i Partenopës”. Këtë mit e gjejmë edhe në rrethinat e Napolit si në Kapri, që ndryshe konsiderohet edhe si gjiri i Sirenave.

Veç historve mitike, ajo që do të gjeni në Napoli do t’ju impresionojë! Ne po ju rendisim 5 pikat më atraktive të qytetit historik, të famshëm edhe për picën që është një ndër pjatat e njohura si pasuri mbarëbotërore e njerëzimit dhe është listuar në regjistrat e UNESCO-s si një pjatë që ka ndryshuar perceptimin botëror për ushqimin.

Spaccanapoli 
“Spaccanapoli” përmbledh të gjithë esencën e Napolit, monumentet e mrekullueshëm që rrëfejnë historinë e këtij qyteti, punishtet tradicionale të artizanëve, shitësit ambulantë që thërrasin rrugucave dhe kaosi i jashtëzakonshëm i njerëzve dhe motorave. Nëse kërkoni të shihnn Napolin e vërtetë nuk mund të mungojë një shëtitje në “Spaccanapoli”. Përgjatë rrugës kryesore, ju mund të vizitoni Manastirin e “Shën Klarës”, që së bashku me kishën, krijojnë kompleksin më të madh të stili dhe arkitekturës gotike. Korridoret e brendshme të oborrit kanë një pamje mbresëlënëse me dekore dhe pllaka majolike dhe të ftojnë në një botë spirituale plot mister.

Fortesa Angionino-s
E njhur ndryshe me emrin “Maschio Angioino”, kjo për ta veçuar nga kështjella e vjetër me emrin “Capuana”, dominon të gjithë pamjen e bregdetit dhe krijon një imazh shumë mesjetar. Kjo fortesë u ndërtua gjatë mbretërimit të familjes Angioini dhe konsiderohet si një ndër objektet e arkitekturës ushtarake më të mirëmbajtura në botë. E përbërë nga 5 torra të cilat kanë nga një epitet; Torra Trionfale, Torra e Mesit, Torra e Vrojtimit dhe 2 të fundit, përkatësisht Torra e Baronet dhe ajo Civile, janë të realizuara me mermer dhe dekoruar me skulpturë në reliev. Brenda kësaj fortese do të gjeni salla dhe muze të luftrave të ndryshme, të zhvilluara në Napoli.

Piaca e Plebishitit dhe Galeria Umberto i I
“Piazza del Plebiscito”, ose shqipëruar “Piaca e Popullit”, një shesh madhështor në qendër të qytet i përbërë nga galeria e famshme e Umertos së I. Bëhet fjalë për një prej galerive komerciale më të vjetra në botë, e ndërtuar mes viteve (1887 – 1890), me katër hyrje të ndryshme që kryqëzojnë 2 anë të ndryshme të qytetit. Kjo galeri konsiderohet si një kryevepër e arkitekturës liberale, dhe ju duhet patjetër ta vizitoni.

Metropolitana e Toldeos
Konsiderohet si metropolitani i dytë më e bukur në botë, sepse i tillë është vërtet! Brenda saj gjen një instalacion dritash një stil unik sa i përket konceptit të përdorur nga artistët që e kanë realizuar. Kur je brenda saj, vetja të duket si në hapësirë dhe në fakt efekti që të krijohet në Toledo është tejet i veçantë. Metropolitana e Toledos është pika e dytë turistike pas Vezuvit me më shumë rëndësi në Napoli.

Nëntoka e Napolit
Nëntoka e Napolit në fakt na dhuron bukurinë dhe atraksionin e pazakontë të vizitës në “Muzeun e Luftës”, rrënojat e teatrit “Nerone” dhe të galerisë “Borbonica”, ndërtimi i së cilës i atribuohet Ferdinandit të II të Borbonës, në vitin 1853. Pikërisht brenda saj ju do të gjeni koleksionin më të madh të automobilëve të epokës.

Murales – Diego Armando Maradona
Disa vite më parë në një prej lagjeve më famëkeqe Napoletane “Teduccio”, një murale u shfaq në një mur gjigand. Kjo murale mbante portretin e një prej figurave më të dashura nga ana e qytetarëve të Napolit, pikërisht Diego Armando Maradona. Kjo murale e realizuar Jori, një artist bashkëkohor italian me origjinë nga Napoli, bëri xhiron e rrjeteve sociale në momenti kur vetë Maradona iu përgjigj me një falenderim publik në Twitter. Kjo vepër e pagëzuar me emrin “Tribu Umana”, ka një koncept shumë interesant; imazhi i Maradonës ka një detaj unik në portret, disa dizenjo si të tribuve inkase janë pikturuar në portretin e tij, duke e kthyer atë në një udhëheqës fisi. Ky lloj glorifikimi i figurës së Maradonës e ka kthyer këtë spot të qytetit në një atraksion turistik.

“Krishti me Vello”, nga Giuseppe Sanmartino
Vepra më e famshme e artit klasik napoletan gjendet në muzeun e galerisë së “Cappella Sansevero”. Kjo vepër u realizuar nga mjeshtri Giuseppe Sanmartino në vitin 1753, e gjitha e realizuar në mermer me një mjeshtri të pashembullt.

Pizza Napoletane
Përse pica e Napolit është unike; sepse përbërësit e saj janë nga toka e këtij vend kaq bujar për shijet dhe natyralitetin që ofron? Një bazë me brum të shijshëm të ardhur mirë, domatet e freskëta nga zona e San Marzanos, mozzarela e bërë nga qumështi i buallicave dhe borziloku i freskët i ballkonit të gjyshes.

Bari me i famshëm napoltan
Bar Gambrinus është kafeja më e njohur në Napolit dhe mund të konsiderohet si një institucion kulturor e historik i të gjithë Italisë. Në fakt kjo kafeteri është edhe salloni letrar i Napolit e po ashtu është një nga institucionet më të famshme të gadishullit, një anëtar i vendeve kulturore një galeri e famshme e artit klasik.
Këto tipare të këtij ambienti janë në përsosmëri dhe vijojnë të jenë të tilla që prej viti 1860. “Historia e Gran Café Gambrinus” fillon me bashkimin e Italisë, në vitin 1860. Ndërtesa elegante e 1816, tani strehon selinë e Prefekturës, hapi dyert e “Gran Café”.

Hoteleria
Palazzo Albardieri
Caruso Palace Boutique & Wellness Suites
Grand Hotel Vesuvio
Relais Della Porta
The Royal Continental
Grand Hotel Orient