Noor Fares

Noor Fares krijon bizhuteri duke dhuruar pak nga shpirti i saj. Dizenjuesja lebaneze njihet gjerësisht për stilin e saj ku dominon larmishmëria e ngjyrave, simbolika dhe një kombinim i mrekullueshëm mes modernizmit, pak dadaizëm dhe stilit kontemporan. Një rishikim mbi kulturën nomade e frymëzin Noor në krijimtarinë e saj, e cila aspiron të zbulojë të fshehtat e finesës nëpërmjet bizhuterive të saj. Në koleksionin e saj gjejmë gjithçka mistike: simbolizmin mistik, pak galaksi dhe një mori stilesh të cilat ndërthuren për një rezultat mahnitës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Mundohem të krijoj pjesëza të cilat përfshijnë të tashmen dhe një kohë të largët. Mendoj gjithmonë për jetëgjatësinë e bizhuterive”,- shprehet Fares përsa i përket filozofisë së saj.
“Fly Me To The Moon” është koleksioni i saj i fundit, i cili përmban një mori detajesh lehtësisht të dallueshme. Ky koleksion është padyshim një dedikim për mistiken, gjithësinë dhe dashurinë për kohë.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!