Objektet dekorative që e bëjnë shtëpinë edhe më të këndshme

Një llambë qeramike, tapet organik, jastëkë shumëngjyrësh; të gjitha objektet fantastike, për një shtëpi tejet të këndshme. Elegance ju sjell disa objete çudibërëse, të cilat do ta kthejnë hapësirën tuaj në një oaz komoditeti.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Llambë qeramike
Stili klasik ju dhuron ndjesinë se jeni në një shtëpi plazhi në Spanjë apo Greqi.
Çmimi: 80$

Stol druri
I punuar nga druri Suar, ky stol është njëkohësisht i rehatshëm dhe shumë bohemian.
Çmimi: 200$

Shportë kashte
I shton natyralitetin interiorit tuaj, si dhe mund të përdoret për të mbajtur objekte që nuk duhet të duken.
Çmimi: 36$

Vazo qeramike
Ngjyrat neutrale të cilat transmetojnë pastërti dhe butësi.
Çmimi: 60$

Tapet i rrumbullakët
Një “must have” për çdo shtëpi.
Çmimi: 99$

Karrige
Imagjinoni sa bukur do të jetë të lexoni librin e preferuar në komoditetin e kësaj karrigeje.
Çmimi: 199$

Mbajtëse qiriu
Detajet diferencojnë çdo shtëpi.
Çmimi: 16$

Jastëkë lino
Ngjyra të këndshme për një kombinim fantastik.
Çmimi: 20$